Grevistët në hekurudhën shtetërore (SNCF) kanë njoftuar se trafiku hekurudhor në Francë do të ndërpritet masivisht gjatë Krishtlindjeve.
Asnjë ndryshim thelbësor nuk pritet, bëri të ditur SNCF. Dhe aleanca e sindikatave po zgjerohet gjithnjë e më shumë, me shoqatat e sindikatave CGT, FO dhe SUD, të cilat kanë qenë në grevë deri tani, janë bashkuar ndërkohë nga punëtorët e sindikatës së hekurudhave (CFDT).
Protestat dhe grevat kundër reformës së planifikuar të pensionit të qeverisë qendrore kanë rreth dy javë e gjysmë që vazhdojnë. Këtë të hënë, udhëtuan mesatarisht 40 për qind e trenave të shpejtësisë së lartë TGV. Të prekura janë edhe lidhjet me Gjermaninë.
Në trafikun e distancave të afërta dhe atë rajonal të SNCF-së dhe në kompaninë e transportit publik në Paris RATP pati gjithashtu pengesa të konsiderueshme. Demonstruesit bllokuan përkohësisht trafikun në linjën 1 të metrosë pranë stacionit të trenave të distancave të largëta Gare de Lyon në Paris, raportoi kanali i lajmeve BFMTV.
Kjo linjë metroje është një nga të paktat në kryeqytet ku trenat vazhdojnë të qarkullojnë. Ministrja e Mjedisit, Elisabeth Borne e dënoi aktin.
“E drejta për grevë nuk lejon bllokime dhe frikësime të udhëtarëve”, tha ajo.
Ndërkohë, greva ka pasur edhe pasoja ekonomike. Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë në Paris (CCI), shitja me pakicë në kryeqytetin francez ka rënë rreth 30 për qind. Për shumë ndërmarrje kjo është goditje e rëndë. Dhjetori është një nga muajt më të rëndësishëm të biznesit.
“Një ‘pikë e vështirë’ në negociata mbetet mosha e ardhshme e daljes në pension”, tha CFDT.
Planet e qeverisë përcaktojnë se ajo faktikisht do të rritet nga 62 në 64 vjeç. Reforma e pensioneve është premtimi kryesor në reformën e Emmanuel Macronit.
Ai dëshiron të unifikojë sistemin e komplikuar me 42 rregullore të ndryshme në Francë dhe të zvogëlojë deficitin prej miliarda eurosh të fondeve të pensioneve. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës