Paralajmëron Zelensky: Rusia po përgatit një sulm masiv

Raportet e inteligjencës sugjerojnë se Rusia po përgatitet për një “sulm masiv”, ka paralajmëruar Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukrainas thotë se ka udhëzuar shefin e forcave ajrore të Ukrainës, ministrin e mbrojtjes dhe kreun e kompanisë shtetërore të energjisë elektrike Ukrenergo që të "përgatitin masa shtesë mbrojtëse" gjatë gjithë ditës përpara sulmit të mundshëm.
Ai nuk dha më shumë detaje.
Zelensky tha gjithashtu se Rusia e shënjestroi përsëri rrjetin energjetik të Ukrainës me raketa mbrëmë.
“Edhe në prag të takimeve trepalëshe në Gjenevë, ushtria ruse nuk ka urdhra të tjerë përveçse të vazhdojë të sulmojë Ukrainën”, shkroi ai në X.
"Kjo flet shumë për mënyrën se si Rusia i konsideron përpjekjet diplomatike të partnerëve", shtoi lideri ukrainas. /Telegrafi/
I held a coordination call on the situation across the regions of our country. There was a report on the consequences of last night’s strike – the Russians launched missiles against our energy facilities. Our air defense systems responded. Even on the eve of the trilateral… pic.twitter.com/5TPrrntk2n
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 16, 2026




















































