LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron kryediplomati francez: Irani së shpejti mund të ketë armë bërthamore

Paralajmëron kryediplomati francez: Irani së shpejti mund të ketë armë bërthamore

Irani mund të ketë armë bërthamore brenda një deri në dy vjet nëse vendi vazhdon të shkelë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Nëse ata vazhdojnë me shkeljen e marrëveshjes së Vjenës, atëherë po, brenda një periudhe kohore mjaft të shkurtër, midis një dhe dy vjet, ata mund të kenë qasje në një armë bërthamore”, citohet të ketë thënë Le Drian në radio RTL.

Ndryshe, ministrat e jashtëm të BE-së do të zhvillojnë një takim urgjent të premten për të kërkuar mënyra për t’i çuar Shtetet e Bashkuara dhe Iranin larg konfrontimit.

Kjo pasi që, siç thuhet më tej, një “llogaritje e gabuar” nga të dyja palët mund të çonte bllokun pranë një lufte dhe një krize serioze bërthamore.

Kujtojmë se rritja e shqetësimit për përshkallëzim të situatës në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi një sulm ndaj Qassem Soleimani.

Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra një javë më parë në një sulm me dron amerikan derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Si përgjigje, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.

Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.

Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori