LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërojnë bizneset amerikane: Shpallja e falimentimit do të ishte ‘skenar shkatërrues’ për vendin

Paralajmërojnë bizneset amerikane: Shpallja e falimentimit do të ishte ‘skenar shkatërrues’ për vendin

Rreth 150 drejtues biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan për pasojat e një dështimi të mundshëm nga Qeveria Federale për tavanin e borxhit.

Ata shprehën shqetësimin e tyre me anë të një letre të hapur, dërguar presidentit Joe Biden dhe udhëheqësve të lartë të Kongresit.

Në letër thuhet se dështimi për të zgjidhur ngërçin aktual mund të ketë pasoja më negative.


“Dështimi për të zgjidhur ngërçin aktual mund të ketë pasoja më negative. Megjithëse ekonomia amerikane është përgjithësisht e fortë, inflacioni i lartë ka krijuar stres në sistemin tonë financiar, duke përfshirë disa dështime bankare të fundit. Gjëja më e keqe do të ndodhë nëse kombi nuk përmbush detyrimet tona të borxhit, gjë që do të dobësonte pozicionin tonë në sistemin financiar botëror”, thuhet në letër.

Shkalla më e afërt në të cilën që SHBA i është afruar falimentimit ishte në vitin 2011 kur një mosmarrëveshje e ngjashme politike në Kongres rezultoi në humbjen e vlerësimit të saj të kreditit AAA. Ai përfundoi si një vit i mjerueshëm për tregun dhe ekonominë amerikane.

SHBA po përballet me falimentimin, reagon Biden
Lexo po ashtu SHBA po përballet me falimentimin, reagon Biden

Për më shumë, drejtuesit e bizneseve shprehen se pasiguria e rritur nga kjo krizë rezultoi në 1.2 milion vende pune më pak, një normë papunësie më të lartë 0.7 pikë përqindjeje dhe një ekonomi 180 miliardë dollarë më të vogël.

Pas një mosmarrëveshjeje disa mujore, presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy ishin pajtuar të negociojnë drejtpërdrejt për një marrëveshje, e cila duhet të arrihet dhe të miratohet nga të dy dhomat e Kongresit përpara se Qeverisë t’i mbarojnë paratë për të paguar faturat e saj deri më 1 qershor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori