LAJMI I FUNDIT:

SHBA po përballet me falimentimin, reagon Biden

SHBA po përballet me falimentimin, reagon Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe republikani Kevin McCarthy, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, thanë sot se do të vazhdojnë bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit, i vendosur aktualisht në 31.4 trilionë dollarë, për të shmangur falimentimin.

Pas muajsh bllokimi, presidenti demokrat dhe kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve ranë dakord të martën të negociojnë drejtpërdrejt një marrëveshje që duhet të miratohet nga të dyja dhomat e Kongresit përpara se qeverisë federale t’i mbarojnë paratë për të përmbushur detyrimet e saja financiare qysh më 1 qershor.

“Ne do të bashkohemi sepse nuk ka alternativë”, tha Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Për të qenë të qartë, këto negociata kanë të bëjnë me kornizat buxhetore, jo nëse do të paguajmë borxhet tona apo jo. Udhëheqësit (në Kongres) kanë rënë dakord: Nuk do të ketë falimentim. Çdo lider e ka thënë këtë”, tha presidenti amerikan.


Republikanët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me 222 ndaj 213 ligjvënës demokratë, kanë këmbëngulur për muaj të tërë që demokratët të bien dakord të shkurtojnë shpenzimet në këmbim të një marrëveshjeje për heqjen e kufirit të borxhit të vendosur nga Kongresi, pasi qeveria amerikane shpenzon më shumë se sa rrit taksat.

Një ditë më parë, Biden dhe McCarthy folën për rreth një orë në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësin demokrat të Senatit Chuck Schumer, udhëheqësin republikan të Senatit, Mitch McConnell dhe udhëheqësin demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rritur tashmë kufirin e borxhit në shumë raste në mënyrë që vendi të mund të paguajë detyrimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori