LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me coronavirus, paralajmërohet përfundimi i gjysmëvjetorit të parë më herët

Rritja e rasteve me coronavirus, paralajmërohet përfundimi i gjysmëvjetorit të parë më herët
Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor mund të përfundojë më herët se që është i paraparë me kalendarin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 

Zemaj ka pohuar se kjo do të bëhet për të lehtësuar situatën me gripin sezonal dhe COVID-19, transmeton Telegrafi.


“Sot do të ulemi pasdite, kemi marrë edhe raportet e IKSHPK-së për gjendjen dhe situatën epidemiologjike në gjithë Kosovën. Do të shohim për mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore, po insistojmë të shkurtohet gjysmëvjetori i parë, sigurisht besojmë se brenda dy javësh duhet të kryhen notimet e nxënësve dhe ta lehtësojmë këtë pjesën me gripin sezonal edhe me COVID-19”, ka thënë Zemaj para mediave.

Ndryshe, trendi i rritjes së rasteve me coronavirus në Kosovë është duke vazhduar. Në 24-orët e fundit janë konfirmuar 626 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkruar mbi  një mijë.

Nga 13 nëntori në fuqi kanë hyrë edhe masat e reja kufizuese, ku komunat janë kategorizuar sipas numrit të personave të infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori