LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet hapja e një qendre të re kulturore bullgare në Maqedoni, reagojnë institucionet

Paralajmërohet hapja e një qendre të re kulturore bullgare në Maqedoni, reagojnë institucionet

Pas Vanço Mihajllovit në Manastir, Mbretit Borisi i III në Ohër, tani edhe Bogdanca do të bëhet me një qendër kulturore bullgare dhe do ta mbajë emrin e Mbretit Ferdinand.

Këtë e publikoi në rrjetet sociale, Viktor Stojanov, kryetar i Fondacionit “Maqedonia” nga Sofja.


Shoqata “Mbreti Borisi i III”, ishte e fundit që ngriti në këmbë opinionin, pasi Ministria e Drejtësisë kumtoi se për këtë figurë historike nga koha e fashizmit, nuk kanë dhënë pëlqim për përdorimin e këtij emri.

“Deri te Ministria e Drejtësisë nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për marrje të një mendimi pozitiv në procedurën për regjistrim të Shoqatës “Mbreti Borisi i III””, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Regjistri Qendror thonë se pëlqim ka dhënë një familjar i mbretit bullgar.

Nga Ministria e Drejtësisë shtojnë se praktika e këtillë do të marrë fund pas ndryshimeve të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet, për të cilat aktualisht është angazhuar një grup pune.

“Ndalohet themelimi i organizatës nëse programi dhe veprimet e saj janë orientuar drejt prishjes së dhunshme të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nxitjes dhe thirrjes për agresion ushtarak dhe nxitjes së urrejtjes ose intolerancës kombëtare, racore ose fetare, nëse ndërmerr aktivitete që lidhen me terrorizmin, ndërmerr aktivitete që janë në kundërshtim me Kushtetutën ose ligjin dhe cenohen liritë dhe të drejtat e personave të tjerë”, thonë nga Regjistri Qendror.

Nga komuniteti i hebrenjve reagojnë për, siç thonë “mënyrën e lehtë me të cilën në vendin tonë glorifikohet nazizmi, fashizmi dhe përhapet gjuha e urrejtjes”.

Nga ana tjetër, nga Shoqata pohojnë se ata nuk kanë qenë neonazistë, por se kanë bashkëpunuar me lëvizjet anti-semite.

Ndryshe, kryeministri Dimitar Kovaçevski, katër muaj më parë paralajmëroi hapjen e një qendre kulturore maqedonase në Bllagoevgrad deri në fund të vitit.

“Planifikoj ta informoj kryeministrin Petkov se në periudhën që vijon kemi në plan të hapim një qendër të re kulturore në Bullgari, kurse emrin do ta përcaktojmë në koordinim me Institutin tonë për histori dhe zonjën e nderuar Mizrahi do t’ju ftoj që të vini në hapje“, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër (28.04.2022).

Nga Qeveria për TV21 thonë se vazhdojnë me idenë për hapjen e qendrës kulturore në Bullgari.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut, planifikon që deri në fund të vitit të hapë një qendër të re kulturore në Bllagoevgrad të Republikës së Bullgarisë. Theksojmë se në konsultim me Institutin e Historisë Kombëtare do ta zgjedhim emrin e qendrës kulturore. Në ndërkohë do të definohen të gjitha detajet“, thonë nga Qeveria.

Mbreti Borisi i III ka udhëhequr Bullgarinë gjatë Luftës së Dytë Botërore si aleat i Gjermanisë naziste.

Shpeshherë ka qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin dhe është takuar me Adolf Hitlerin, gjë për të cilën ende ka prova me video.

Gjatë sundimit të tij, hebrenjtë maqedonas janë deportuar në Treblinkë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori