LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen masa ndaj grevistëve që shkaktuan vonesa në fluturimet në aeroport

Paralajmërohen masa ndaj grevistëve që shkaktuan vonesa në fluturimet në aeroport

Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, paralajmëroi se menaxhmenti do të marrë msa ligjore ndaj grevistëve të cilët pengojnë procesin e punës dhe rrjedhimisht shkaktojnë vonesa në fluturime.

Sot po mbahet një tjetër grevë nga punëtorët të cilët kërkojnë realizimin e disa prej kërkesave të tyre, të cilat menaxhemnti i ka quajtur joligjore.

Gara tha se grevistët kanë kërcënuar punonjësit të cilët janë shprehur të gatshëm të punojnë gjatë orëve të grevës.

“Iu kërkojmë ndjesë të gjithë udhëtarëve për vonesë, meqenëse ne kemi marrë të gjitha masat paraprake për grevë mirëpo duke u bazuar në takimin e djeshëm me udhëheqësinë e sindikatës së ANP-së, ne nuk kemi marrë në konsideratë se do të ketë veprime jashtë të gjitha kornizave ligjore te grevave për të penguar procesin e punës”, tha Gara. /kp/