LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Zelenskyt, Peleshi: Ekziston rreziku i rizgjimit të konflikteve të fjetura në Ballkan

Paralajmërimi i Zelenskyt, Peleshi: Ekziston rreziku i rizgjimit të konflikteve të fjetura në Ballkan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ndarë shqetësimin se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me këtë deklaratë ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, u shpreh se Zelensky mund të jetë nxjerrë disi nga konteksti, por tha se në rajone si Ballkani Perëndimor ku ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar ekziston.


“Nuk është ky konteksti besoj, por gjithsesi ka një të vërtetë që pas agresionit rus në Ukrainë situata gjeopolitike, stabiliteti është goditur. Kemi një rikthim në atë që mendonim se nuk do të ndodhte, në politikën e zonave të influencës por ja që agresioni rus në Ukrainë e solli dhe kjo na sjell tronditje të shumë ekuilibrave. Ndërkohë që në rajone si Ballkani Perëndimor ku ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar ekziston. Tre nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO, Kosova është vend aspirant, të gjithë vendet duan të bëhen pjesë e BE. Ka shtete si Serbia që e quajnë veten vende neutrale, që në qoftë se do të ishte ndryshe Ballkani do të ishte më stabil ku të gjithë të ishim pjesë e Aleancës dhe kufiri me lindjen kërcënuese të ishte i përcaktuar qartësisht”, tha Peleshi për Euronews Albania.

Zelensky: Kemi informacione se Rusia po përgatitet të largojë vëmendjen e botës me krijimin e shumë krizave, do të destabilizojë Ballkanin
Lexo po ashtu Zelensky: Kemi informacione se Rusia po përgatitet të largojë vëmendjen e botës me krijimin e shumë krizave, do të destabilizojë Ballkanin

Më tej ai tha se “nuk jemi në atë gjendje ndaj e ne jemi vazhdimisht të interesuar e të shqetësuar për zhvillimet në Ukrainë sepse e kemi parë që pas luftës aty disa vatra tensioni janë riaktivizuar”.

“Kemi agresionin e 24 shtatorit [në veri të Kosovës], një agresion që meriton të quhet terrorist. Këto janë shenja jo të një kërcënimi aq të madh sa te flasim për luftë por gjithsesi duhet të jemi të vëmendshëm. Ekuilibrat kanë ndryshuar, Shqipëria si anëtar i NATO është një nga vendet e para në NATO që me këtë buxhet arrin 2% të GDP në vitin që vjen, gjë qe na jep më shumë mundësi të modernizohemi, jo për tu përgatitur për luftë, sepse nuk e mendojmë këtë skenar. Është i papërfillshëm, për shkak të prezencës të NATO në rajon dhe KFOR në Kosovë. Mbrojta sot realizohet përmes shkurajimit. Sa më shumë forcohet ushtarakisht NATO dhe çdo aleat i saj, përmes rritjes së kapaciteteve aq më lart shtyjmë skenarët me të këqij. Bota po ndryshon. Shqipëria është duke ecur drejt një integrimi të shpejtë në BE, anëtarësimi në BE është garancia afatgjatë për Ballkanin Perëndimor”, tha Peleshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori