LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i miliarderit kinez: Tridhjetë vitet e ardhshme do të mbizotërojë dhimbja në botë!

Paralajmërimi i miliarderit kinez: Tridhjetë vitet e ardhshme do të mbizotërojë dhimbja në botë!

Miliarderi kinez, Jack Ma, ka paralajmëruar se njerëzit duhet të përgatiten për dekada trazirash shoqërore dhe dhimbjeje, në një kohë që interneti po i shkakton “kokëçarje” ekonomisë globale.

“Në 30 vitet e ardhshme, dhimbja në botë do të jetë shumë më e madhe se lumturia”, tha Ma në një konferencë sipërmarrësish në Zhengzhou, Kinë.


Ai paralajmëroi se “përgjatë 30 viteve të ardhshme, konfliktet sociale do të kenë ndikim të madh në çdo industri”.

Sipas Ma-së, bota duhet të ndryshojë në mënyrë rrënjësore mënyrën se si njerëzit janë mësuar të punojnë me robotët dhe makineritë.

Sipas tij, ato mund të kthehen në problem për njerëzimin nëse nuk përdoren siç duhen.

“Makineritë duhet të bëjnë vetëm atë çka nuk e bëjnë dot njerëzit. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të kemi mundësitë t’i mbajmë makineritë si partnerë në punë të njerëzve, dhe jo si zëvendësues”.

Themeluesi i Alibaba-s tha se 15 vite më parë ai kishte paralajmëruar se shitblerjet on-line do të ndryshonin mënyrën se si njerëzit bënin tregti, “por atëherë nuk më dëgjoi njeri sepse unë isha askush”.

Jack Ma, një ish mësues anglishteje ngriti Alibaba-n në vitin 1999, e cila tashmë është platforma më e madhe në botë e shitjeve online me rreth 246 miliard dollarë qarkullim në vit. /tvklan.al/