LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Janjiq: Çdo gjë çon drejt konfliktit të armatosur në Kosovë

Paralajmërimi i Janjiq: Çdo gjë çon drejt konfliktit të armatosur në Kosovë

Forcat e mëdha gjithmonë kanë Planin B, dhe nëse nuk do të vijë deri te marrëveshja Beograd-Prishtinë, gjithçka çon në shpërthimin e konflikteve të armatosura të lokalizuara në Kosovë, vlerëson Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.

Ai gjatë një emisioni të TV N1 vlerësoi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është në një pozitë të vështirë dhe se duhet “luajtur diçka të re, siç do të thoshin amerikanët, diçka kreative”.


“Serbët do të thoshin na jepni diçka nga territori për të hequr dorë nga Kosova, dhe pala kosovare korrespondon me qëllimet maksimale. Që nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, kemi të gjitha sinjalet se bëhet fjalë për një destabilizim serioz politik të Kosovës, Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor. Dhe ajo merr elemente të përgatitjes në heshtje për konflikte të armatosura”, paralajmëron Janjiq. /Telegrafi/