LAJMI I FUNDIT:

Paradoksalitet në deklarime

Në kohën kur fuqitë dhe kapacitetet tona duhet të jenë më të bashkuara dhe më të konsoliduara për të përshpejtuar zhvillimin e shtetit, kanë dal disa figura që po bëjnë gara vetjake për të promovuar veten. Mirëpo, ky tendenciozitet po shkakton ngritje të tensioneve në mjediset tona, duke u nisur që nga ambienti parlamentar e deri tek shtëpitë në zona rurale, në përpjekje që të kuptojnë se çka po synohet me këtë fushatë.

Mënyra e të shprehurit dhe e interpretimit apo keqinterpretimit, pavarësisht të çfarë karakteri apo të çfarë natyre është, nuk mund të mbetet në mëshirë të fatit. Me dashje apo pa dashje, me planifikim apo pa planifikim, interpretimet apo keqinterpretimet të cilat llogaritën që janë shkatërruese për individin apo shoqërinë, nuk janë të mirëseardhura në asnjë periudhë kohore dhe duhet t’i shmangemi maksimalisht kësaj veçanërisht në periudha vendimtare, meqë kërkon një fokusim në top prioritetet tona drejt një shoqërie me vlera evropiane.


Është mjaft paradoksale qasja e të menduarit dhe të shprehurit ndaj vlerave shoqërore në vendin tonë. Që të gjithë ëndërrojmë dhe dëshirojmë që shteti jonë të jetë i fuqishëm dhe të mbjellë vlera të çmuara dhe që vendi ynë të jetë një vend sikurse vendet tjera evropiane që janë të zhvilluara dhe kanë një kapital të lartë të vlerave humane. Kjo busull është eksplicite, por sa bëjmë dhe sa kontribuojmë secili nga ne që t’i realizojmë këto aspirata dhe të vëmë në pah se çfarë bëra unë sot në këtë drejtim. Ndonjëherë po ndodh që ta braktisim këtë qëllim dhe gjuajmë njëri-tjetrin jo vetëm me kritika dekonstruktive e veprojmë në prapaskena për mposhtjen e njërit apo tjetrit dhe të daljes triumfal në kurriz të së përgjithshmes.

Tendenca që të gjeneralizojmë fenomene dhe dukuri që na shfaqen para syve tanë, po na ngufatin dhe jemi duke harruar që rastet devijante as nga politikanët të ndershëm e seriozë, e as nga klerikët fetarë besnikë, nuk kanë dhe nuk duhet të marrin ndonjë përkrahje, sepse dukuria e shëmtuar është thjeshtë një veprim çoroditës apo ethe kalimtare. Populli ynë ka kaluar në këso lloj ethesh edhe në periudha tjera, por gjithmonë ka ditur ta kanalizojë drejt mendimin dhe të veprojë me një frymë paqedashëse dhe ta ruajë unitetin në mes veti edhe në momentet më kritike. Kështu që forcat e shëndosha dhe me mendje të kthjelltë nuk e quajnë të zezën të bardhë apo anasjelltas.

Me këtë logjikë grindjet dhe polemikat e paraqitura në mes individëve me orientime të ndryshme politike apo fetare, nuk duhet të ashpërsohen, por në vend të kësaj duhet të bashkëqeverisin kapacitetet e tyre për të gjykuar drejt dhe arsyeshëm ndaj çdo dukurie. Detyrat dhe obligimet janë të ndara dhe duhet të kuptohet se deputetët e zgjedhur nga populli janë përfaqësues të popullit dhe duhet të respektohen sikurse politikanët që janë të ngarkuar me misionin e udhëheqjes së shtetit. Kurse, kleri fetar ka obligim që të merret me domenin e vet dhe deklarimet e tij të jenë para se gjithash në përputhje me institucionet fetare udhëheqëse të shtetit.

Është e vetëkuptueshme që shqetësohemi po që se ndeshemi me raste devijante, por janë organet dhe institucionet shtetërore që kanë kompetencë dhe në rast se një veprim konsiderohet devijant atëherë merren masa për ndëshkim.

Është e qartë që të gjithë si qytetarë të ndershëm të shoqërisë brengosemi para çdo forme devijonte, por jo këto të bëhen shkaktare që të krijohet një atmosferë të palakueshme. Natyrisht, të gjithë qytetarët duhet që të kontribuojnë në ngritjen e vlerave shtetëror dhe të veprojnë në përputhje me sistemin qeverisës të shtetit. Ky harmonizim i objektivave është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm për secilën palë dhe secilin qytetarë që e do të mirën e këtij shteti.

Gjithmonë në Kosovë kemi nevojë për njerëz që janë pragmatikë dhe që shohin nevojat e vendit për ta forcuar dhe ngritur këtë shtet të ri që ka dal nga hiri i luftës e që kushtoi me gjak, plagë e vuajtje të pashlyera. Prandaj, çdo njëri nga ne duhet të kontribuojmë që të ulen tensionet dhe të krijohet një formë e dialogimit në interes të së mirës dhe të duhurës, sipas nevojave dhe kërkesave.

Komente, interpretimet apo keqinterpretimet kohë e pa kohë dhe vend e pa vend për këtë apo atë fenomen, mund të dëmtojnë interesin tonë madhor në përforcimin e vlerave shtetërore.

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori