eksperti ad

Ditën e martë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimit të motit, paraditja do të karakterizohet nga mot i kthjellët në të gjithë territorin.


Nga orët e mesditës e në vijim pritet shtim i vranësirave, të cilat herë pas here do të jenë mesatare deri të dendura.

Gjatë mesditës dhe pasdites, në pjesën më të madhe të vendit parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore priten shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në Ultësirën Perëndimore priten reshje të dobëta shiu, me përjashtim të vijës bregdetare.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë.