LAJMI I FUNDIT:

“Paradise Papers”, skandali që po trondit botën: Edhe ju, Mbretëreshë?

“Paradise Papers”, skandali që po trondit botën: Edhe ju, Mbretëreshë?

Miliona funte të parave private të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe investohen në fonde “offshorë”, në parajsat e taksave të Karaibeve, ka zbuluar një nxjerrje shumë e madhe dokumentesh financiare të quajtura “Paradise Papers”.

Dokumentet tregojnë se Dukati i Lancasterit, i cili menaxhon investimet për pasurinë private të mbretëreshës prej 520 milionë stërlinash, investoi rreth 10 milionë stërlina në ishujt Kajman dhe fondet me qendër në Bermuda.


Ata gjithashtu tregojnë se monarkja zotëron investime të vogla, nëpërmjet fondeve, në biznese, përfshirë zinxhirin e licencave Threshers dhe BrightHouse, i cili është akuzuar për shfrytëzimin e njerëzve me probleme të shëndetit mendor dhe aftësi të kufizuara të të mësuarit për të shitur produktet e saj.

Zbulohen emrat e udhëheqësve botërorë, të përfshirë në skandalin “Paradise Papers”
Lexo po ashtu Zbulohen emrat e udhëheqësve botërorë, të përfshirë në skandalin “Paradise Papers”

Fondet nuk janë zbuluar më parë në llogaritë zyrtare të Pallatit Mbretëror. Nuk ka asnjë sugjerim se ato janë të paligjshme.

Shpallja ka të ngjarë të rrisë presionin mbi Familjen Mbretërore për të rritur transparencën se ku dhe si ata e investojnë pasurinë e tyre.

Një zëdhënës i Dukës së Lancasterit tha: “Ne operojmë me një numër investimesh dhe disa prej tyre janë me fonde jashtë shtetit. Të gjitha investimet tona janë të audituara dhe legjitime”.

13.4 milionë dokumente kanë zbuluar se si mijëra individë të pasur dhe të fuqishëm investuan shuma të mëdha parash në strukturat e errëta “offshore”.

Ata zbulojnë se sekretari i Tregtisë i Donald Trumpit, Uilbur Ross, zotëron një pjesë në një firmë të lidhur me biznesmenët rusë që janë subjekt i sanksioneve të SHBA.

Dokumentet u siguruan nga gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung dhe janë duke u analizuar nga 100 organizata të medias anembanë botës.

Dokumentet vijnë nga regjistrat e kompanive të 19 parajsave fiskale dhe dy ofrues të shërbimeve “offshore”. Ato u nxorën më pak se dy vjet pasi rrjedhja e “Panama Papers” shkaktoi tronditje duke zbuluar se si dhjetëra figura të njohura po fshihnin pasuri në fondet në det të hapur.

Në total, 1.4 terabytes të dhëna janë lëshuar përmes “Paradise Papers” – rrjedhja e dytë më e madhe e të dhënave në histori. Vetëm dokumentet e “Panama Papers” ishin më të mëdha, me 2.6 terabajt. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori