LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen afër Lipjanit

Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen afër Lipjanit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar kërkesën e prokurorit që ndaj të dyshuarit Y.Z. të caktohet masa e paraburgimit.


Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë, Imer Beka.

“Po, të premten i është caktuar paraburgimi nga gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për krime të rënda”, tha Beka, për Kallxo.com.

Y.Z. sipas informacioneve është dorëzuar të premten në Polici.

Ai dyshohej lidhur me vrasjen që ka ndodhur në orët e mëngjesit të 3 janarit të këtij viti.