LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj të dyshuarit për keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16 vjet

Paraburgim ndaj të dyshuarit për keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16 vjet
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.Rr. nga Komuna Ferizaj. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I pandehuri A.Rr. dyshohet se në dhjetor të vitit 2017 në Ferizaj, ka ndalur veturën e tij në rr. “Reçaku” duke i thënë të dëmtuarës – e mitur F.. e moshës 15 vjeçare, se nëna e saj i kishte thënë që ta merrte atë dhe ta dërgonte te dajtë e saj, e dëmtuara kishte pranuar edhe pse nuk e kishte njohur të pandehurin, ai e kishte dërguar në fshatin Pleshinë, në një hapësirë të pyllëzuar ku edhe kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e të dëmtuarës së mitur. Nga kjo marrëdhënie e mitura kishte ngelur shtatzëne dhe më pas kishte lindur më 22.08.2018, ku nga raporti i ekspertimit është konstatuar se gjasat që i pandehuri të jetë baba biologjik i foshnjës ishin 99.99%.


Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori