LAJMI I FUNDIT:

Para takimit në Bruksel, Hoti takoi përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve

Para takimit në Bruksel, Hoti takoi përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve

Në vigjilje të takimit të së enjtes në Bruksel, që do të mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takoi sot përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve.

Në këtë takim, të pranishëm ishin kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Grupin punues për çështjen e zhdukurve, Ibrahim Makolli, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi dhe përfaqësuesi i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të të pagjeturve, Ahmet Grajqevci.


Sipas njoftimit, përfaqësuesit e këtyre institucioneve e njoftuan kryeministrin Hoti për zhvillimet e deritanishme në procesin e gjatë e të vështirë të të pagjeturve, për sfidat aktuale në këtë proces dhe për synimet e mëtejme në përshpejtim dhe përfundim të procesit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori