LAJMI I FUNDIT:

Para se të vijnë në Kosovë, ushtarët amerikanë stërviten në Gjermani kundër trazirave (Foto)

Para se të vijnë në Kosovë, ushtarët amerikanë stërviten në Gjermani kundër trazirave (Foto)

Në ditët para se të largohej nga Fort Bragg, ushtari amerikan, Darrell Owens, u ul për të biseduar me djemtë e tij, Aiden dhe Eli, dhe ua tregoi atyre Kosovën në hartën e botës.

Gjatë pjesës më të madhe të nëntë muajve të ardhshëm, Owens dhe rreth 250 ushtarë të tjerë amerikanë do të shërbejnë si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, shkruan The Fayetteville Observer.


Ata do të qëndrojnë në Gjermani për disa javë trajnimi, para se të mbërrijnë në Kosovë për misionin e tyre, transmeton Gazeta Express.

Për disa muaj, ushtari Owens dhe gruaja e tij, Alisha, ua kanë shpjeguar djemve të tyre, njëri 10-vjeçar, e tjetri 7-vjeçar, dislokimin e tij në Kosovë.

“Ne do të ruajmë paqen në një pjesë më ndryshe të botës”, ka shpjeguar Owens. Ai u ka treguar atyre edhe se ku ndodhet Kosova.

Djali i tij, Aiden, ka thënë se ndihet më mirë kur e di se ku do të shkojë babai i tij, por se është i mërzitur për largimin e tij të përkohshëm. Edhe djali tjetër, Eli, është shprehur se do t’i mungojë babai.

Një prej komandantëve të ushtarëve, Kevin Taylor, ka thënë se ata do të kalojnë disa javë në Hohenfels të Gjermanisë, për t’i përsosur aftësitë e tyre për misionin paqeruajtës.

Këta ushtarë amerikanë do të bëhen pjesë e një force më të madhe të NATO-s, prej gjithsej 4.500 trupash, nga rreth 30 vende të botës.

Misioni i tyre do të jetë ruajtja e një mjedisi të sigurt, dhe ruajtja e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.

Trajnimi për misionin në Kosovë përfshin stërvitje për kontrollimin e trazirave, për përdorimin e armëve jo vdekjeprurëse, dhe për teknika ndërveprimi me autoritetet civile.

Ata do të mësohen edhe si të përballen me rreziqe gjatë trazirave, sidomos nëse ndaj tyre hidhen kokteje molotovi.

Ushtarët do të vendosen në Kosovë në Kampin Bondsteel, afër Ferizajt, dhe në dy baza të tjera më të vogla ushtarake amerikane.

Sipas komandantit Taylor, misioni do të jetë unik, dhe batalioni i tij zakonisht nuk trajnohet për gjëra të tilla.

“Batalioni dhe të gjithë mezi po presin ta bëjnë këtë”, ka treguar ai. “Të gjithë kanë trajnuar fort. Jemi të gatshëm të shkojmë”, është shprehur Taylor.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori