Poezi nga: Jaroslav Seifert
Përktheu: Faslli Haliti
Para se të fshihen ato dy apo tri puthje
mbi ballin
dhe aty-këtu,
do të përkulesh
për të pirë ujë të argjendtë nga pasqyra,
nëse askush s’do të të shohë
do të prekësh buzët me buzë.
Ka një kohë në të cilën më shpejt se gishtat
që skulptori i kalon mbi baltë
gjaku i padurueshëm të modelon
trupin nga brenda.
Mbase do të shtrëngosh midis gishtave
flokët e tu të rinj
dhe do t’i hedhësh mbi shpatulla
sepse të ngjajnë më tepër se krahë,
dhe para tyre do të vraposh me ngut
pikërisht atje para syve
dhe në fundin e përtejmë të ajrit
ndodhet tatëpjeta e madhe, provokuese
pa asgjë
të ëmbël që përndrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel