Conor McGregor kishte paralajmëruar Cristiano Ronaldon rreth asaj se cili do të ishte më i pasuri në botë.

Në maj të këtij viti, ishte njoftuar se ylli i UFC-së është sportisti më i pasur, duke lënë mbrapa portugezin.


Luftëtari 33-vjeçar arriti të fitonte mbi 140 milionë euro, sipas Forbes edhe pse kishte luftuar vetëm një herë brenda një viti.

Screenshot 2 31

Të ardhurat që përfshihen në këtë shumë erdhën edhe nga shitja e pijes së tij tashmë të njohur, Proper 12 Whiskey.

Por, para pes vitesh, McGregor i kishte thënë Ronaldos se do ta mposhte në listën e sportistëve më të paguar në botë.

"Ju ishit numri nj në listën e Forbes, unë isha si i 35-ti. Do të arrij atje".

Ronaldo më pas e kishte pyetur me shaka: "Edhe një herë renditja juaj?".

"Diçka si, i 38-ti mendoj", ishte përgjigjur irlandezi.

Në momentin që mori vendin e parë, McGregor i kishte thënë Ronaldos se gjërat që i kishte parashikuar, ka dëshirë gjithmonë të dalin. /Telegrafi/

Screenshot 1 55

telegrafi sport app