“Para meje”, së shpejti nga Amantia

Këngëtarja e re shqiptare që jeton në Gjermani, Amantia Miku, ka paralajmëruar lansimin e këngës së re për fansat e saj.
Amantia, e cila është bërë pjesë e shoubizit shqiptar për veçantinë që ka, ka treguar për koha.net detajet e këngës së re “Para meje”.
Ajo ka thënë se kënga është e zhanrit pop dhe për të është përkujdesur labeli në Gjermani “Sinnphonie-Agency”. Kjo kompani ka realizuar edhe videoklipin e kësaj kënge. Derisa teksti është shkruar nga vet këngëtarja.
Amantia përpos kësaj kënge ka paralajmëruar befasi për verën që po vjen.
“Jemi duke punuar në një këngë tjetër që nga viti 2014. Ajo do të jetë një befasi, për të cilën nuk do të japim më shumë informata”, ka thënë këngëtarja.
“Para meje” do të publikohet javën e ardhshme.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































