LAJMI I FUNDIT:

Para dhe pas talebanëve: Shikoni si dukej Afganistani gjatë viteve të 70-ta (Foto)

Para dhe pas talebanëve: Shikoni si dukej Afganistani gjatë viteve të 70-ta (Foto)

Afganistani nuk ka qenë gjithmonë një vend i rrezikshëm për vizitorët. Para lëvizjes talebane dhe ardhjes së tyre në pushtet, që pasoi vendosjen dhe zbatimin e rreptë të ligjit fetar, në këtë vend të Azisë Qendrore, njerëzit ishin mikpritës, të qeshur dhe paqësorë.

Këtë e dëshmojnë një sërë fotografishë të shkrepura nga francezi Francois Pommery, i cili ka vizituar vendin dy herë, fillimisht në vitin 1969 e më pas në vitin 1974.


Pommery, në atë kohë një student që i pëlqenin aventurat, u nis drejt Afganistanit i nxitur nga disa miq të tij, që i këshilluan të vizitonte Nuristanin, një zonë e thellë malore e që thuhet se banorët e saj janë pasardhës të Aleksandrit të Madh.

Pa u menduar dy herë ai u nis drejt këtij destinacioni. Kur mbërriti në Afganistan u njoh me një tjetër francez dhe bashkë ndërmorën udhëtimin. Të shkoje në Nuristan ishte një sakrificë më vete. Rrugët për makina në zonën e thellë malore mungonin dhe e vetmja mënyrë për të shkuar atje ishte në këmbë.

Pommery rrëfen se nuk u tërhoq dhe e pranoi sfidën, pavarësisht se disa banorë lokalë i thanë që ishte e rrezikshme dhe se në Nuristan njerëzit nuk ishin miqësorë.

“Përkundrazi. Atje u pritëm shumë mirë dhe një udhëheqës tribal na mori e na strehoi në një banesë të posaçme për vizitorët”, kujton francezi, transmeton tch.

Pjesë e koleksionit të tij të fotografive janë edhe statujat gjigante të Budas, që u shkatërruan nga talebanët në vitin 2001. Përmes publikimit të këtyre fotove ai synon të nxjerrë në pah ndryshimin e thellë që ka pësuar vendi i shkatërruar nga konfliktet e njëpasnjëshme e luftërat fetare.

2

3

4

5

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

Në trend Botë

Më shumë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Kalo në kategori