LAJMI I FUNDIT:

Para dhe një futbollist, Bologna refuzon një tjetër ofertë të Arsenalit për Calafiorin

Para dhe një futbollist, Bologna refuzon një tjetër ofertë të Arsenalit për Calafiorin

Arsenali po tenton me çdo kusht transferimin e Riccardo Calafiorit, por po has në vështirësi të mëdha.

Skuadra italiane Bologna ka refuzuar një tjetër ofertë të skuadrës londineze që kanë tentuar ta ofrojnë edhe mbrojtësin Jakub Kiwior në ofertë.

Topçinjtë ishin të hapur për të dërguar mbrojtësin polak në huazim në klubin e Serie A. Ata madje ishin gati të shtonin një klauzolë të detyrueshme blerjeje për ta lënë Bolonjën ta nënshkruante atë përgjithmonë vitin e ardhshëm.


Arteta e do me çdo kusht, por bordi i Arsenalit po hezitojnë të nënshkruajnë me Calafiorin
Lexo po ashtu Arteta e do me çdo kusht, por bordi i Arsenalit po hezitojnë të nënshkruajnë me Calafiorin

Por skuadra italiane e refuzoi këtë ofertë. Ata i kanë thënë Calafiorit se do t’i plotësojnë dëshirën e tij për t’u bashkuar me Arsenalin, por sipas kushteve të tyre.

Arsenali ka ofruar një tarifë prej 45 milionë euro plus 5 milionë euro në shtesa të mundshme dhe po refuzon ta rrisë këtë shumë.

Çfarë po ndodh mes Arsenalit dhe Calafiorit? Fabrizio Romano me përditësim të rëndësishëm
Lexo po ashtu Çfarë po ndodh mes Arsenalit dhe Calafiorit? Fabrizio Romano me përditësim të rëndësishëm

Calafiori thuhet se tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Mikel Artetës dhe është i etur për të luajtur në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.

22-vjeçari bëri 30 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar, duke ndihmuar Bolonjën të mbajë 15 portën e paprekur dhe të shënojë dy gola. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme të finales së Copa del Rey

Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme të finales së Copa del Rey

Liverpooli përgatit 95 milionë euro për të mbyllur dy blerjet kryesore të verës

Liverpooli përgatit 95 milionë euro për të mbyllur dy blerjet kryesore të verës

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

“Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti”, Tebas me qëndrim të ashpër ndaj Florentino Perezit

“Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti”, Tebas me qëndrim të ashpër ndaj Florentino Perezit

Man City po përgatitet të shpenzojë 215 milionë euro për nënshkrimin me dy ‘diamantë’ të futbollit

Man City po përgatitet të shpenzojë 215 milionë euro për nënshkrimin me dy ‘diamantë’ të futbollit

Kalo në kategori