LAJMI I FUNDIT:

Para dhe aparate të lojërave të fatit janë gjetur dhe konfiskuar në një objekt në Tetovë

Para dhe aparate të lojërave të fatit janë gjetur dhe konfiskuar në një objekt në Tetovë

Gjatë kontrollimit në një objekt pa firmë, mbrëmë policia ka gjetur dhe konfiskuar 6.200 denarë dhe dy aparate të lojërave të fatit.

Siç informon zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski, objekti i cili gjendet në rrugën “Murat Bafqari” në Tetovë në pronësi  të personit A.M (49) nga Gostivari.


Sipas të dhënave të tij, kontrolli është kryer rreth orës 23:00, ndërsa paratë janë gjetur në aparatet e llojit “Apeks” me çka me vërtetin janë marrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kundër pronarit, pas zbardhjes së plotë të rastit do të ngritet padi për organizimin të paligjshëm të lojërave të fatit”, tha Josifovski./Telegrafi/