Një delegacion fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit më 28 prill 2007 arriti për vizitë në Krushë të Vogël, ku serbët kryen masakra të tmerrshme ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ambasadorët e 15 shteteve anëtare të KS të OKB-së vizituan shtëpinë ku u masakruan, vranë dhe u karbonizuan të 113 meshkujt e këtij fshati, prej moshës 13-vjeç deri te pleqtë.
Të pritur nga nëna, gra të veja e fëmijë jetimë, me emrat e të dashurve të shënuar në çarçafë të bardhë, ambasadorët u informuan nga gjashtë dëshmitarët e mbijetuar, se masakra e cila i ngjan Srebrenicës dhe asaj të Vukovarit, është kryer nga serbët lokalë.
Delegacioni fakt-mbledhës i KS të OKB-së gjatë kësaj vizite në Kosovë ishte takuar me liderët kosovarë, përfaqësues të pakicave, shefin e UNMIK-ut, Joachim Rucker dhe komandantin e KFOR-it, gjenerali Roland Kather.
Kryesuesi i delegacionit, ambasadori belg Johan Verbeke vizitën dyditëshe në Kosovë e vlerësoi si të suksesshme, për faktin se tashmë kanë një pasqyrë më të qartë për gjendjen në terren.
“Vendosja e çështjeve me rëndësi, kurrë nuk do të duhej të paraprihej me përkufizime kohore. Vendimet e mëdha të cilat vijnë si rezultat i negociatave, janë procese të natyrshme dhe si çështje kaq të rëndësishme, duan kohë dhe hapësirë”, pati deklaruar Verbeke në Prishtinë, pak para nisjes së delegacionit për në Vjenë, ku do të pasonte takimi me emisarin special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria Themelore Kavadar nis procedurën për dyshim të pengimit të zyrtarit
Ngjarje e rëndë në Shkodër, nëna bashkë me tre fëmijët rezultojnë të zhdukur – dyshohet se janë mbytur
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak