LAJMI I FUNDIT:

Paqartësitë mes Ministrisë dhe UP-së, nuk hapet konkursi për studentët e rinj

Paqartësitë mes Ministrisë dhe UP-së, nuk hapet konkursi për studentët e rinj

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, deri në orën 14:00 nuk ka marrë vendimin për miratim të propozimit të Senatit të Universitetit të Prishtinës për regjistrimin e studentëve në nivelin e parë të studimeve në vitin akademik 2017/2018 nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Prandaj edhe nuk e ka hapur konkursin për pranim të studentëve për këtë vit akademik. Këtë e ka bërë të ditur rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema për KosovaPress.


Dema tha se shumë studentë studentë kanë dal sot për t’i dorëzuar dokumentet por që janë kthyer prapa.

“Edhe në këtë moment që jemi duke fol ne ende nuk kemi marrë vendim nga Ministria e Arsimit për aprovimin e numrit të studentëve që do të pranohen në Universitetin e Prishtinës. Më vjen shumë keq që ka dal informata e gabueshme dhe studentët kanë ardhur kanë trokitur për dyer të fakulteteve tona të Universitetit të Prishtinës për t’u regjistruar, mirëpo apeloj tek ta që të mos vijnë deri sa ne nuk e shpallim konkursin”, tha rektori.

Rektori Dema tha se konkursin do ta shpallin në momentin që Ministria e Arsimit i dërgon vendimin për miratim të propozimit të Senatit të Universitetit të Prishtinës për regjistrimin e studentëve në nivelin e parë të studimeve në vitin akademik 2017/2018.

“Konkursin do ta shpallim shumë shpejt, në momentin kur Ministria na e bjen vendimin dhe ne nesër e kemi aprovimin e kushteve për regjistrim edhe besoj që në një afat sa më të shpejtë do ta shpallim. Ajo çka varet prej nesh është se ne jemi gati dhe presim që ta marrin vendimin. Unë kërkoj falje, nuk ka rrjedh kjo prej Universitetit të Prishtinës, ka rrjedhë prej mediave apo nuk e di prej kujt, prej atyre që kanë qenë të painformuar se sot fillon regjistrimi, sot fillon konkursi. Konkursi fillon prej momentit kur ne shpallim konkursin, kanë me qenë datat, kanë me qenë agjenda ka me qenë çdo gjë transparente, ka me qenë çdo gjë paraprakisht e lajmëruar”, tha ai.

Vendimet për shpalljen e konkursit i janë dërguar Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të paktën kështu është sipas këshilltarit të ministrit të Arsimit,Arsim Bajrami.

Këshilltari Faton Fetahu, tha për KosovaPress nëpërmjet telefonit se gjatë ditës së djeshme ministri Bajrami i ka miratuar të gjitha kërkesat e Universiteteve për miratimin e numrit të studentëve.

Po ashtu, ai tha se vendimet i janë dërguar gjatë ditës së djeshme dhe pritet që gjatë ditës së sotme që t’i marrin.

“Ministri Bajrami dje i ka miratuar të gjitha kërkesat e Universiteteve për miratimin e numrit të studentëve, përkatësisht lejimit për regjistrim të studentëve në vitin e ri akademik 2017 22018.Shërbimi i Ministrisë së Arsimit sot i ka dërguar të gjitha universiteteve këto vendime dhe tani është në përgjegjësinë e Universiteteve sipas planit të tyre të shpallin konkursin dhe të realizojnë procesin e regjistrimit. Do të thotë përgjegjësi e universitetit është çështja e shpalljes së konkurseve. Sigurisht sot gjatë ditës do t’i pranojnë vendimet. Gjatë ditës së djeshme i kemi dërguar vendimet dhe sot pritet t’i marrin”, ka thënë Fetahu.

Ndërkohë edhe përmes një komunikate gjatë ditës së djeshme Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se ka aprovuar numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Po ashtu, përmes komunikatës MASHT kishte njoftuar që nga sot, të gjithë kandidatët e interesuar për studime në universitetet publike do të mund të aplikojnë për pranim në universitetet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori