Paqartësi rreth mënyrës së identifikimit biometrik në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut ende nuk e di me saktësi se si do t’i integrojë pajisjet biometrike për identifikimin e gjurmëve të gishtërinjve të njohur si “fingerprint”, për të cilat nga buxheti i shtetit janë ndarë 11 milionë euro.
Nga KSHZ-ja thonë për Radion Evropa e Lirë thonë se janë duke diskutuar me kompaninë gjermane që e ka furnizuar këtë institucion me këto aparate, rreth modelit të zbatimit të sistemit të ri biometrik – identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe atyre për zgjedhjen e presidentit të shtetit që duhet të mbahen në maj të këtij viti.
Ky sistem do të jetë më i komplikuar pasi bëhet fjalë për zgjedhje të dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale.
Ndër dilemat është nëse këto pajisje do t’i identifikojnë votuesit një herë për të dyja proceset. Ose si do të bëhet identifikimi nëse një votues dëshiron të votojë vetëm për zgjedhjen e presidentit të shtetit dhe jo edhe për zgjedhjet parlamentare dhe anasjelltas.
Lideri i partisë maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM, Hristian Mickoski, gjatë takimit të fundvitit me gazetarët kishte shprehur rezerva rreth përdorimit të këtij sistemi gjatë zgjedhjeve të dyfishta. Ai kishte theksuar që në mënyrë që të mos vihet në pikëpyetje besueshmëria e zgjedhjeve, KSHZ-ja duhet të dalë me zgjidhje konkrete.
Partia maqedonase në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM), ka theksuar se “Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është përgjegjës se si do të zhvillohet procesi teknik i zgjedhjeve. Pasi KSHZ-ja të dalë me zgjidhje konkrete, atëherë kjo parti do të dalë me qëndrim lidhur me këtë çështje”.
Regjistrimi i saktë i qytetarëve që dalin për të votuar për zgjedhjet presidenciale është i rëndësishëm pasi që zgjedhjet të jenë të vlefshme, në zgjedhje duhet të dalë 40 për qind e trupit elektoral.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, thotë për Radion Evropa se tashmë ky institucion është duke finalizuar një zgjidhje me përfaqësitë e kompanisë gjermane “Dermalog”, prej ku janë marrë aparatet.
Mirëpo, ish-kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Novakoski, duke folur për REL-in konsideron se duhet inkorporuar sistem i dyfishtë për evidentimin ndaras të votuesve, për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare, për të shmangur çfarëdolloj dyshimi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të dyfishta në pranverë.
“Është shumë e thjeshtë nëse votuesi dëshiron të votojë për të dyja zgjedhjet, atëherë nuk do të kishte problem, por nëse një votues vendos të votojë për një palë zgjedhje, atëherë do të duhet të vendosen udhëzime të qarta. Do të ishte mirë që sistemi të përmirësohej teknikisht, për këtë besoj se ka kohë, që të shmangen mosmarrëveshjet”, vlerëson Novakoski, duke theksuar se edhe paqartësitë më të vogla mund të përdoren nga kundërshtarët politikë për të kontestuar rezultatin zgjedhor.
Nga ana tjetër, Oliver Derkoski, gjithashtu ish-kryetar i KSHZ-së, konsideron se nuk ka vend për manipulime përmes aparateve të regjistrimit të gjurmëve të gishtërinjve, sepse ato përdoren vetëm për identifikim, ashtu siç përdoren letërnjoftimet.
“Nëse dikush nuk dëshiron të votojë në njërën palë të zgjedhjeve, ai nuk do të marrë fletëvotim dhe nuk do të nënshkruhet në listën zgjedhore”, thotë Derkoski.
Pajisjet me sistemin e ri biometrik për identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave, të njohur si “fingerprint”, për herë të parë u vendosën në përdorim në zgjedhjet e fundit lokale në tetor të vitit 2021./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar