Vendimi për vlerësimin e faturave të tatimit në pronë ka sjell paqartësi lidhur me pagesën e këtij detyrimi.
Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), paqartësinë po e krijon Ministria e Financave (MF) derisa kjo e fundit nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara nga Telegrafi.
Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi në një përgjigje për Telegrafin është shprehur se kjo paqartësi është krijuar nga MF-ja, duke shtuar se tashmë qytetarët nuk po shprehin gatishmëri për ta paguar këtë tatim.
“Kemi të dhëna nga zyrtarët financiar të komunave se qytetarët nuk po shprehin gatishmëri dhe vullnet për ta paguar tatimin në pronë. Ka një paqartësi nga Ministria e Financave, e cila duhet të del me një sqarim. Pasi që në fillim është thënë se do t’iu paguhen nga 100 euro ose do të ndryshohet vendimi, por deri më tani është çdo gjë e paqartë”, theksoi Ibrahimi.
Lidhur me këtë çështje, Telegrafi kishte pyetur MF-në se çfarë po ndodh me këtë vendim, por se nuk është kthyer përgjigje nga kjo ministri.
Ministri Hekuran Murati kishte propozuar që secilit tatimpagues në vend t’iu falen 100 eurot e para të tatimit të tyre në pronë.
Ndërkaq, AKK-ja ka kërkuar nga MF-ja që vendimi për ri-vlerësimin e pronave të pezullohet dhe që qytetarët e Kosovës të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, ashtu siç e kanë paguar në vitin 2022.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka thënë se me anë të rritjes së tatimit në pronë po plaçkiten qytetarët.
“Ministria që drejtohet nga Hekuran Murati tërë përgjegjësinë për këtë rritje – plaçkitje përmes tatimit në pronë e adresoi te komunat duke deklaruar se këto mjete shkojnë në buxhetin e komunave në kohën kur komunat po arsyetohen se ministria përkatëse ka përgjegjësi dhe se komunat nuk kanë as mundësi e as përgjegjësi ligjore të ndërhyjnë në vendimet e ministrisë. Realisht, qytetarët e Kosovës që pamëshirshëm po plaçkiten, qoftë nga një vendim diskriminues i ministrisë, qoftë nga mungesa e kompetencave të komunave të ndërhyjnë në caktimin e shumës së tatimit në pronë, janë të pafuqishëm të mbrojnë buxhetin familjar dhe biznesor”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
Ndryshe, ngritja e vlerës së tatimit në pronë ishte bërë në muajin janar dhe me këtë qytetarët nga i gjithë vendi patën reaguar, duke mos u pajtuar me këtë vendim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Elegancë dhe bukuri e papërshkrueshme në secilën stoli me diamant të Altinbas

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?