LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Shqipëri, më e ulëta në 30 vite

Papunësia në Shqipëri, më e ulëta në 30 vite

Instituti i Statistikave INSTAT raportoi se papunësia në Shqipëri shënoi në tremujorin e parë të këtij viti nivelin më të ulët në gati 30 vjet. Sipas INSTAT për periudhën janar mars, shkalla zyrtare e papunësisë zbriti në 12.5 për qind me një rënie prej gati 1.7 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, rënia e papunësisë ka ardhur për shkak të rritjes së punësimit. Në fund të tremujori të parë të këtij viti, numri i të punësuarve në ekonominë shqiptare arriti në 1 milionë e 127 mijë vetë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të punësuar në bizneset private dhe më pas në sektorin bujqësorë.


Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar numri i të punësuarve është rritur me 61 mijë vetë ose 4.9 për qind, kryesisht për shkak të rekrutimeve të reja nga bizneset private.

Papunësia në Shqipëri arriti kulmin në tremujorin e parë të vitit 2014, kur shënoi shifrën 18.2 për qind. Por veçanërisht, pas fundit të 2015-ës shkalla e papunësisë është ulur me ritme të shpejta, kryesisht për shkak të rritjes së punësimit në sektorin privat, jo bujqësor.

Në tre vitet, bizneset private, pa përfshirë sektorin e bujqësisë kanë krijuar sipas listëpagesave të dorëzuara tek tatimet mbi 176 mijë vende të reja pune. Megjithatë një pjesë e kësaj rritje vlerësohet se është rezultat i formalizimit, pra vende pune që kanë ekzistuar edhe më parë, por ishin në të zezë.

Ndërkohë një tjetër anomali e tregut të punës mbetet fakti se rritja e punësimit nuk është shoqëruar me rritjen e rrogave, të cilat prej vitesh janë thuajse në stanjacion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori