LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në nivelin më të ulët në këto 16 vjet

Papunësia në nivelin më të ulët në këto 16 vjet

Numri kërkuesve për punë në Gjermani është zvogëluar për 200 mijë në korrik, duke e çuar përqindjen e papunësisë në një nivel të ulët në 16 vjet sipas statistikave zyrtare.

Përqindja e papunësisë e nxori në 7,8% numrin e kërkuesve për punë ose 3.2 milion. Sipas drejtorit të zyrës së punës," perspektivat e tregut gjerman të punës qëndrojnë pozitive.

Ai deklaroi që:" numri total i të papunëve në të dhëna bruto mund të shkojë deri në 3 milion nga këtu deri në muajin nëntor, një prag ky që nuk ishte prekur që prej 1992.

Duhet që për këtë kompanitë e mëdha të mos pushojnë nga puna dhe ndërmarrjet e vogla të marrin në punë punëtorë të rinj.",vazhdoi ai.
Por tregu gjerman qëndron si objekt shqetësimi. Fuqia e tij mund të kishte mbajtur ekonominë që prej shumë kohësh pas viteve të ristrukturimit, të cilat kishin ftohur zellin e madh të konsumatorëve gjermanë.


Rritja e papunësisë e vërejtur në muajin maj shtypi besimin e atyre që parashikonin një ngadalësim të ekonomisë përtej Rinit.

Ne nuk mendojmë që do të kemi pushime masive nga puna, por tregu i punës rikthehet dhe ne do të shohim shifrat duke u kacavjerrë në vazhdimin e vitit,vlerësoi Peter Meister, drejtor i BHF Bank.