LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Britani 4.9%

Papunësia në Britani 4.9%

Tregu i punës në Britani po humbet vrull dhe po shfaqen presione në ekonomitë familjare ndërkohë që inflacioni po rritet.

Numri i personave në tregun e punës u shtua me 106 mijë në tremujorin e dytë, duke e çuar totalin në 31.8 milionë, tregon zyra Kombëtare e Statistikave në Londër.


Megjithatë, rritja ishte e mjaftueshme për ta mbajtur normën në 4.9 për qind, brenda parashikimeve të ekonomistëve dhe të pandryshuar nga tremujori i mëparshëm. Rritja e pagave reale u ngadalësua në nivelin e 2015-ës.
Ndërsa të ardhurat u rritën me 2.3 për qind për tremujorin, inflacioni po rritet gjithashtu pasi paundi i dobët dhe rritja e naftës po rrisin kostot e importeve. Kjo tkurrje në ekonomitë familjare mund të përkeqësojë shpenzimet konsumatore dhe dëmtojë rritjen ekonomike të Britanisë.

Ndërkohë që ekonomia ka rezistuar më mirë se ç’pritej që prej referendumit të muajit Qershor, një ngadalësim i pjerrët pritet vitin që vjen, ndërkohë që firmat po raportojnë reduktime të planeve për investimet.

Rrita e pagës e përshtatur me inflacion ishte vetëm 1.7 për qind, niveli më i ulët që prej Shkurtit 2015. Shumë ekonomistë parashikojnë që inflacioni do të arrijë 3 për qind në 2017-ën, sipër objektivit të Bankës së Anglisë prej 2 për qind, gjë që nënkupton presione të mëtejshme për ekonomitë familjare dhe shpenzimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Kalo në kategori