Ndryshimet e papritura në dietë zakonisht shkaktohen nga mungesa e disa lëndëve ushqyese

Duhet t’ju ketë ndodhur të paktën disa herë që thjesht duhet të hani diçka të thartë menjëherë.

Të gjithë ne në një moment kemi ndryshuar papritur zakonet tona të të ngrënit. Befas nuk na pëlqejnë më bizelet, spinaqi që nuk e duruam është ushqimi ynë numër një dhe befas nuk ngopemi me çaj – të cilin nuk e kemi pirë as kur jemi ftohur…

Nuk është e pazakontë kur te dikush pas shumë vitesh papritmas shfaqet një dëshirë e fortë për ushqim të kripur ose ushqim pikant, transmeton Telegrafi.

Reklama

Mirëpo, ka edhe të tillë që, po ashtu papritmas, me kënaqësi kanë filluar të hanë lakra turshi, të vënë limon jo vetëm në çaj, por edhe në lëng…

Reklama

Nëse në gjendjen tonë shëndetësore ka ndryshime, atëherë ato do të kushtëzojnë shfaqjen e disa shprehive të reja. Për shembull, qelizat malinje kërkojnë furnizim të shtuar me glukozë, kështu që pacienti do të ketë më shumë dëshirë për produkte mielli, për bukë dhe ëmbëlsira.

Një tjetër shkak i mundshëm i dëshirave për ushqim është mungesa e materieve ushqyese. Për shembull, mungesa e vitaminës B mund të manifestohet nëpërmjet dëshirës për karbohidrate.

Çfarë do të thotë kur ju pëlqen të hani diçka të thartë?

Reklama

1. Probleme me tretjen

Për ushqim të thartë ka nevojë personi i cili ka sekretim të pamjaftueshëm të acidit klorhidrik në stomak. Prandaj përpiqet ta kompensojë acidin e ambientit të lukthit dhe vetes t’ia lehtësojë tretjen e ushqimit.

Reklama

2. Probleme me ezofagun

Nëse personi ka GERB, dëshira e tij të hajë diç të thartë si p.sh limon, është pasojë e nevojës fiziologjike që të ulë acidin me limon, është pasojë e nevojës fiziologjike për të reduktuar aciditetin duke alkalizuar lëngjet gastrike. Por nga kjo, natyrisht, nuk do të ketë përfitime ezofagu.

3. Mungesa e vitaminës C dhe magnezit

Nevoja për vitaminë C ose magnez. Por, sigurisht, para se të kompensoni mangësitë e këtyre lëndëve ushqyese, duhet të kontrolloni përqendrimin e tyre në trup. /Telegrafi/

Reklama