LAJMI I FUNDIT:

Papërgjegjësia po e mbyt qytetin e Shkupit (Video)

Papërgjegjësia po e mbyt qytetin e Shkupit (Video)

Metropoli i Maqedonisë po mbytet nga mbeturinat në të gjitha anët, nuk ka asnjë komunë të pastër në qytet, i cili në vend se të jetë pasqyrë është shëndruar në deponi të mbeturinave.
Në çdo hap mund të shihen kontejnerë të stër mbushur me mbeturina. Më shumë reagime ka nga Komuna e Çairit, e cila është edhe më e prekura nga këto mbeturina, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është turp, kjo është pasqyra jonë para botës. Të huajt vijnë të shohin qytetin, kurse ne ju tregojmë mbeturina të cilat hudhen gjithandej”, deklaroi një kalimtar i rastit.


Qytetarët që jetojnë në këtë zonë, gishtin para se gjithash e drejtojnë kah Komuna dhe Ndërmarrja për higjienë komunale të cilat e injorojnë problemin, por gjithashtu i fajësojnë edhe qytetarët e papërgjegjshëm.

Andrej Zhernovski, i cili e drejton këtë komunë thotë se kontejnerët janë përgjegjësi e Bashkisë së Shkupit, dhe se ai është i zemëruar me kolegët nga Bashkia e Shkupit, për shkak se edhe përkundër shumë ankesave dhe kërkesave tek kryetari Koce Trajanovski, nuk marrin asgjë dhe situata është katastrofale./Telegrafi/