LAJMI I FUNDIT:

AKPPM merr vendim që Ranitidina të tërhiqet nga tregu

AKPPM merr vendim që Ranitidina të tërhiqet nga tregu

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), ka njoftuar se ka marrë vendim për largimin nga tregu të produktit Ranitidinë.

Këtë vendim AKPPM ka thënë se e ka marrë bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian përkatësisht Komitetit për Barna për Përdorim Human (CHMP) nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave) konfirmon vendimin për pezullimin e barnave me substancën Ranitidinë për shkak të pranisë së niveleve të ulta të papastërtisë së quajtur N-nitrosodimetilaminë (NDMA) e cila klasifikohet si kancerogjen i mundshëm për njerëzit.


“Të dhënat në dispozicion për sigurinë nuk tregojnë se Ranitidina rrit rrezikun e kancerit dhe çdo rrezik i mundshëm ka të ngjarë të jetë shumë i ultë. Megjithatë, NDMA është gjetur në disa barna Ranitidinë me nivele në rritje e vërejtur gjatë jetëgjatësisë së saj. Në bazë të këtij vendimi produkti duhet të tërhiqet nga të gjitha institucionet shëndetësore (barnatore, spitale etj) dhe nuk duhet të vihet në dispozicion të pacientëve apo tu administrohet atyre”, thuhet në njoftimin e AKPPM.

Ranitidina përdoret për reduktimin e acidit në lukth te pacientët me sëmundje të tilla si urthi dhe ulcera e lukthit. Alternativat janë në dispozicion dhe pacientët duhet të kontaktojnë me profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor për këshilla se cilin bar duhet ta përdorin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori