LAJMI I FUNDIT:

Papandreu: Ishim shumë afër marrëveshjes për emrin “Maqedonia e Epërme”

Papandreu: Ishim shumë afër marrëveshjes për emrin “Maqedonia e Epërme”

Nëse ekziston disponim nga qeveria e tanishme në Shkup, duhet ta shfrytëzojmë atë, tha ish-kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu në një bisedë me gazetarët grekë që po i ndjekin debatet parlamentare, publikoi edicioni onlajn i gazetës “To Vima”. Sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, ai potencoi se zgjidhja gjithsesi do ta përmbajë termin Maqedonia.

“E kuptoj qëndrimin e popullit i cili reagon dhe ka marrë pjesë në protesta, por vlerësoj se nuk mund të ekzistojë zgjidhje për emrin e IRJM-së pa u përfshirë termi Maqedoni. Duhet realisht ta vendosim dilemën para nesh. Një është idealja, por tjetër është mundësia”, ka thënë ish-kryeministri i Greqisë.


Sipas tij, duhet të shihet se cilat janë opsionet reale, e ato, siç thekson janë dy.

“Ose do të mbesë emri i përkohshëm IRJM i cili dalëngadalë do të zhduket dhe do të ngelë vetëm Maqedonia ose do të duhet të zgjedhim një emër të përbërë i cili do t’i garantonte të gjitha të drejtat tona sovrane, çështjen e Idesë së madhe, simbolet dhe të tjera. Në të kundërtën do të jemi vazhdimisht nën presion dhe përgjegjës që nuk ndihmojmë për në NATO dhe Bashkimin Evropian, gjegjësisht që jemi pjesë e problemit”, u tha Papandreu gazetarëve grekë, informon korrespodenti i MIA-s nga Athina.

Ish-kryeministri i Greqisë para gazetarëve grekë është rikthyer edhe në periudhën kur ishte ministër i Punëve të Jashtme (1999- 2004) dhe thotë se të dyja palët ishin shumë afër marrëveshjes për emrin “Maqedonia e Epërme”, por siç thekson, nuk ishte arritur për shkak të trazirave të brendshme politike te fqinji verior dhe reagimet e shqiptarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori