LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku vazhdon vizitën në Emiratet Bashkuara Arabe

Papa Françesku vazhdon vizitën në Emiratet Bashkuara Arabe
Dr. Ahmad el-Tayeb and Pope Francis (Photo by Francois Nel/Getty Images)

Papa Françesku mbajti një tubim historik për rreth 170.000 katolikë në një stadium në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kreu i Kishës Katolike, udhëtoi me veturën e hapur në Stadiumin “Zayed” ku u ngrit një altar me një kryq të madh.


Papa Françesku u prit ngrohtësisht nga filipinasit dhe indianët katolikë të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Papa dhe imami i madh nënshkruajnë “premtimin historik të vëllazërisë” në Emiratet e Bashkuara Arabe (Video)
Lexo po ashtu Papa dhe imami i madh nënshkruajnë “premtimin historik të vëllazërisë” në Emiratet e Bashkuara Arabe (Video)

Emiratet e Bashkuara Arabe e ftuan Papën për vizitë tre ditore si pjesë e organizimit “Viti i Tolerancës 2019”

Papa Françesku u kërkoi udhëheqësve fetarë që të punonin së bashku për të hedhur poshtë “pangopësinë e mjerueshme” të luftës dhe t’i rezistojnë “logjikës së fuqisë së armatosur, armatosjes së kufijve dhe ngritjes së mureve”. /Telegrafi/