LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku përmbush premtimin: Emëron gjashtë gra për të mbikëqyrur financat e Vatikanit

Papa Françesku përmbush premtimin: Emëron gjashtë gra për të mbikëqyrur financat e Vatikanit

Papa Françesku ka caktuar gjashtë gra për të mbikëqyrur financat e Vatikanit, dhe kjo është në një farë mënyre një veprim historik, pasi deri më tani grave nuk u janë besuar role më të rëndësishme në Kishën Katolike.

Emërimet janë një hap i rëndësishëm në përmbushjen e premtimit që Papa ka bërë, dhe kjo do të thotë që gratë do të vendosen edhe në pozitat kryesore, shkruan theguardian.

Të gjashtë gratë janë evropiane dhe kanë një prapavijë të mirë në çështjet financiare. Leslie Ferrar e Britanisë së Madhe ishte madje edhe shefe e thesarit të princit Charles. Edhe një grua tjetër është nga Britania e Madhe gjersa të tjerat janë Charlotte Kreuter-Kirchhof dhe Marija Kolak nga Gjermania, Maria Concepción Osácar Garaicoechea dhe Eva Castillo Sanz nga Spanja., transmeton Telegrafi.

Leslie Ferrar

Burrat deri më tani kanë përbërë Këshillit Ekonomik prej 14 anëtarëve. Sipas Statutit, Këshilli duhet të përfshijë tetë peshkopë që janë gjithmonë burra dhe shtatë persona/laik që mund të jenë të çdo gjinie. Sidoqoftë, Papa vendosi për gjashtë gra të afta financiare dhe një laik – ish-menaxheri i përgjithshëm i kompanisë italiane të sigurimeve, Alberto Minali.

Është gjithashtu interesante se emërimet vijnë në një kohë kur Vatikani është duke luftuar me problemet financiare që janë rritur edhe më shumë nga pasojat e pandemisë së coronavirusit dhe rënies së vizitave në muzetë e Vatikanit.

Gjatë papatit të Françeskut, dy gra të tjera arritën të hyjnë në Kishën Katolike, përkatësisht Barbara Jatta, e cila përkujdeset për muzetë, dhe Francesca di Giovanni, Nënsekretare e Shtetit të Vatikanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori