Vatikani i hapi rrugën procesit të lumturimit të 38 katolikëve të cilët u martirizuan për besimin e tyre gjatë diktaturës komuniste.
Kisha Katolike në Shqipëri njoftoi të enjten se 38 martirë të fesë të kohës së komunizmit do të lumnohen në Romë këtë vit.
Martirët u ekzekutuan ose vdiqën në burgje gjatë periudhës mes vitit 1944 dhe 1969, kur regjimi komunist i Hoxhës nisi një fushatë dhune kundër opozitarëve të mundshëm, duke përndjekur në shkallë të gjerë udhëheqësit katolikë, një pjesë e madhe e të cilëve, humbën jetën në burgje ose u ekzekutuan, por nuk e braktisën besimin e vet.
Shumica janë priftërinj katolikë, por mes tyre është edhe Maria Tuzi, një murgeshë e cila humbi jetën në tortura kur qe vetëm 20 vjeç.
Arqipevshkvi i Shkodrës Angelo Massafra, konfirmoi se koha e lumnimit të martirëve po afrohet ndërkohë që qe në Romë, të mërkurën, në takim me peshkopin Marcello Semeraro, sekretar i grupit të kardinalëve të emëruar nga Papa Françesk për këto çështje.
Një ceremoni pritet të zhvillohet në Shqipëri pasi Papa Françesk të miratojë lumnimin e të tridhjetëetetëve. Pas kësaj, Kisha Katolike në Shqipëri do të deklarojë “Ditën e Martirëve”.
Dom Gjergj Meta, prift i Durrësit, i tha BIRN se ky qe një lajm i madh jo vetëm për bashkësinë katolike por për të gjithë shqiptarët.
“Ata e humbën jetën për shkak se regjimi e urrente besimin dhe ata qenë të fortë për të rezistuar. Tashmë rruga drejt shenjtërimit të tyre të merituar është e hapur dhe emrat e tyre kanë kaluar të gjitha procedurat e kërkuara dhe komisionet e Vatikanit,” tha ai.
Kisha shqiptare dorëzoi një listë me emrat e 40 martirëve në vitin 2010, duke kërkuar lumturimin e tyre për shkak se vdekjet e tyre erdhën si pasojë e “odium fidei” që do të thotë “të urryer për besimin e tyre”.
Dy emra në listë vdiqën për besimin e tyre para epokës komuniste dhe rrjedhimisht u hoqën në një proces të veçantë.
Shqiptarët ndërkohë po presin që Nënë Tereza të shpallet shenjtore më 4 shtator.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Shqipëri në vitin 2011 tregoi se 10 për qind e popullsisë e konsideron veten katolikë.
Gjatë kohës së komunizmit, katolikët qenë ndoshta grupi fetar më i përndjekur për shkak se udhëheqësit katolikë qenë besnikë të shpallur të autoritetit të Vatikanit dhe rrjedhimisht, shiheshin si rrezik për regjimin.
Lumturimi është kur Kisha deklaron dikë të “bekuar” dhe është një hap më poshtë se sa kanonizimi – shpallja shenjtor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'