Papa Françesku vizitoi të dielën një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos për të shprehur mbështetjen për ta.
Ai kritikoi ashpër indiferencën e treguar nga Evropa, e cila ka përdorur fondet e përgjithshme për të ndërtuar mure për bllokimin e emigrantëve.
Gjatë vizitës në një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos, Papa Françesku dënoi shfrytëzimin e çështjes së refugjatëve për propagandë politike.
Ai u përshëndet nga dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, në kampin Manvrovouni, ku ndodhen rreth 2,300 refugjatë.
“Unë erdha këtu përsëri, për t’ju takuar dhe për t’ju siguruar që jam pranë jush. E them këtë me gjithë zemër”, tha Papa Françesku në një fjalim para një grupi refugjatësh.
Ai gjithashtu kritikoi ashpër indiferencën dhe interesin vetjak të treguar nga Evropa në qasjen ndaj krizës së emigrantëve.
“Është shqetësuese të dëgjosh për propozime që fondet e përbashkëta të përdoren për të ndërtuar mure dhe për të vendosur tela me gjemba si zgjidhje për këtë çështje. Kjo është epoka e mureve dhe telave me gjemba”, tha Papa Françesku.
Ai bëri thirrje që të ndalet “fundosja e qytetërimit”, gjatë fjalimit në kampin Mavrovouni, pranë një grupi kontejnerësh të bardhë të OKB-së në buzë të detit të rrethuar me tela me gjemba.
Kjo është vizita e dytë e Papa Françeskut në Lesbos në pesë vjet dhe ai u ankua se kishte ndryshuar pak që nga viti 2016, kur Lesbos ishte pika kryesore e një vale masive migrimi në Evropë dhe ai solli me vete 12 refugjatë myslimanë sirianë gjatë kthimit në Vatikan.
Ky gjest konkret solidariteti kishte ngjallur shpresa tek refugjatët e kampit të Lesbos, shumë prej të cilëve kanë lindur fëmijë këtu ndërsa prisnin shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil dhe e panë vizitën e Papa Françeskut si një mundësi për t’u larguar përfundimisht nga ishulli.
Vizita pesë-ditore i Papa Françeskut në Qipro dhe Greqi është mbizotëruar nga çështja e emigrantëve.
Ai tha se Deti Mesdhe, “djepi i kaq shumë qytetërimeve”, ishte kthyer në një varrezë të madhe ku mbyten anijet kontrabandë të mbushura me njerëz të dëshpëruar.
Në fjalimin e Papa Françeskut para një grupi refugjatësh në Lesbos ishin të pranishëm edhe Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe zëvendëspresidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian Margaritis Schinas. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale
"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel