LAJMI I FUNDIT:

Panxha: Tërheqja e mjeteve nga Trusti Pensional rrezikon stabilitetin e këtij fondi

Panxha: Tërheqja e mjeteve nga Trusti Pensional rrezikon stabilitetin e këtij fondi

Drejtori i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, thotë se Trusti Pensional është një nga tregimet e suksesit për ekonominë tonë. Ai kundërshton tërheqjen e mjeteve nga Trusti, pasi kjo, sipas tij, do të rrezikonte stabilitetin e fondit.

Panxha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Është bërë një tërheqje nga Trusti ku shumica e mjeteve janë depozituar si kursime në banka. Sa i përket tërheqjes se dytë,  nuk duhet të ndodhë. Është përdorur xhokeri njëherë sa i përket trustit. Po që se lejohet prapë tërheqja do të rrezikohet stabilitetin i këtij fondi”.


“Ka shume arsye pse nuk duhet të ndodhë: efekti i tërheqjes së parë u reflektua në rritje të depozitave në banka, pastaj rritja e përkohshme e konsumit nuk kishte efekt afatgjatë në ekonomi. Po arsyeja kryesorë qëndron tek trendet e popullsisë së Kosovës”, ka shkruar Panxha, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se “Është mirë që opozita ti len këto lojna politike dhe të mobilizohet që se bashku me Qeverinë të shtojnë presionin ndaj Serbisë për të kthyer fondin pensional që e kanë vjedhur me futjen e masave të dhunshme gjatë viteve 90-ta”.

Postimi i plotë i Panxhës:

“Pata, veza e artë dhe Trusti i Pensioneve

Është një fabul qe shpesh përdoret në qarqet ekonomike kur dëshirojmë të ndërlidhemi me konceptet e konsumit dhe kursimeve.

Një burrë e grua kishin blerë një patë në treg.  Një ditë guraja habitet për së miri kur pa që pata lëshonte vezë të artë…. Ata e konsideruan veten shumë me fat që e kishin një zog kaq të rrallë dhe filluan të besonin se shumë shpejt do të bëheshin shumë të pasur. Pata çdo ditë pata lëshonte nga një vezë të artë.

Burri filloj ta hup durimin me pritjen ditore dhe vendosi qe ta prenë patën dhe ti merr të gjitha vezët përnjëherë.  Megjithatë, ata u zhgënjyen keq!  Kur e hapën patën brenda nuk gjetën asgjë.  Pjesa e brendshme e patës ishte si çdo patë tjetër dhe nuk kishte vezë të arta.

Por cili është morali i këtij tregimi?

Nuk duhet të ngutemi që me çdo kusht kursimet e së ardhshmes ti shpenzojmë sot. Në të ardhmen këto kursimet do të jenë një burim i sigurt i të ardhurave personale.

Ka alternativa tjera ku qeveria me politikat e saj mund ti lehtësoj efektet negative nga ngritja e çmimeve. Qeveria duhet ti ndërmerr disa masa shtesë, përveç atyre që i kanë aprovuar.

-Rishikimi i TVSH-s për disa produkte.

-Rishikimi i akcizës për disa produkte, ne veçanti naftën dhe produktet e saj.

-Subvencionimi i biletave për transportin publik.

Trusti Pensional është një nga tregimet e suksesit për ekonominë tonë. Është themeluar mbi baza të shëndosha ekonomike. Menaxhimi bëhet në formë konservative ku objektivi kryesor është  stabiliteti dhe kthimi afatgjate, në vend të spekulimit dhe kthimeve afatshkurtra.

Është bërë një tërheqje nga Trusti ku shumica e mjeteve janë depozituar si kursime në banka. Sa i përket tërheqjes se dytë,  nuk duhet të ndodhë. Është përdorur xhokeri njëherë sa i përket trustit. Po që se lejohet prapë tërheqja do të rrezikohet stabilitetin i këtij fondi.

Ka shume arsye pse nuk duhet të ndodhë: efekti i tërheqjes së parë u reflektua në rritje të depozitave në banka, pastaj rritja e përkohshme e konsumit nuk kishte efekt afatgjatë në ekonomi. Po arsyeja kryesorë qëndron tek trendet e popullsisë së Kosovës.

Këto trendë na tregojnë se ekziston probabileti i lartë që do të përballemi me një ekonomi ku do të kemi më shume fuqi punëtore që i afrohet moshës së pensionit sesa të rijnë që futen në tregun e punës. Ky është një trend i ngjashëm me vendet e zhvilluara të BE-s. Por ku qëndron dallimi sa i përket Kosovës? Nëse e bëjmë një paralele me ekonomit e zhvilluara  të BE-s, i bije qe këto vende janë plakur por janë pasuruar, ndërsa ne do të plakemi para se të pasurohemi. Me fjalë të tjera nuk do të kemi punëtorë të mjaftueshëm që punojnë dhe kontribuojnë në fondin pensional, ndërsa do te kemi numër të shtuar të pensionistëve që e kërkojnë pensionin e vet. Pyetja logjike është kush do të financon këtë deficit? Me tërheqjen e fondeve sot, ky deficit do të jetë edhe më i thellë në dekadat e ardhshme.

Është mirë që opozita ti len këto lojna politike dhe të mobilizohet që se bashku me Qeverinë të shtojnë presionin ndaj Serbisë për të kthyer fondin pensional që e kanë vjedhur me futjen e masave të dhunshme gjatë viteve 90-ta.

T’i kursejmë disa vezë për kur të plakemi, se nuk do të na del keq!”, ka shkruar Panxha. /Telegrafi/