LAJMI I FUNDIT:

Panxha i dorëzon Konjufcës ‘Rezolutën e Prodhimit’: Kjo industri të shpallet sektor i rëndësisë kombëtare

Panxha i dorëzon Konjufcës ‘Rezolutën e Prodhimit’: Kjo industri të shpallet sektor i rëndësisë kombëtare

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha së bashku me disa nga anëtarët e bordit ka takuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca ku është diskutuar rreth fokusit të rritjes së eksportit dhe trajnimeve profesionale të punëtorëve në sektorin e prodhimit.

Po ashtu gjatë takimit, kryeparlamentarit ju dorëzua edhe “Rezoluta e Prodhimit”, ku me anë të saj Klubi i Prodhuesve kërkon që industria e prodhimit të shpallet sektor i rëndësisë kombëtare.

Sipas KPK-së, qëllimi i kësaj rezolute është përkrahja e ndërmarrjeve prodhuese, në rritjen e kapaciteteve të tyre, që do të ndikonte drejtpërdrejtë në rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e bilancit tregtar.

Konjufca theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik varet posaçërisht nga zhvillimi i sektorit të prodhimit. /Telegrafi/