LAJMI I FUNDIT:

Pantina: Nga pesë kushtet tona vetëm një ka mbetur për t’u realizuar (Video)

Pantina: Nga pesë kushtet tona vetëm një ka mbetur për t’u realizuar (Video)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina nga Partia Soacialdemokrate (PSD), në një intervistë për Telegrafin ka folur për kushtet që kishte parashtruar kjo parti ndaj Qeverisë për temat si buxheti, ligji për pagat etj.

Deputetja nga PSD ka thënë se nga pesë kërkesat e parashtruara Qeverisë së Republikës së Kosovës, katër prej tyre janë realizuar.


Siç tha ajo ish ministri Nenad Rikallo nuk është më ministër i Ministrisë së Bujqësisë.

“Po siç e keni parë dhe në seancën e 2 dhe 3 shkurtit të këtij viti, nga pesë kërkesat që ne i kemi parashtruar, katër janë plotësuar dhe njëra prej tyre është në proces. Rikallo nuk është më ministër i Bujqësisë, ne presim që Qeveria ta caktoj dikë i cili do ta funksionalizoj këtë ministri dhe do ta bëj atë në shërbim të fermerëve dhe personave të tjerë të cilët preken nga kjo ministri. Kushti i dytë ka qenë votimi i pakos së ligjeve që e reformojnë administratën publike. Kushti i tretë ka qenë që Qeveria ta sjell në Kuvend dhe të kaloj në lexim të parë ligji për dialogun.  Kushti i katërt që të krijohet një komision i cili do të merret me reformën e sistemit pensional dhe kushti i pestë është ligj për Qeverinë për te cilin kemi zotime publike që do të vij për tre muaj në Kuvend dhe pastaj ti kaloj procedurat e zakonshme për tu miratuar”, ka thënë Pantina.

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina gjatë intervistës në Telegrafi.com

Deputetja Pantina theksoi se ligji për pagat nuk është më i  miri i mundshëm por sipas saj, Kosova për herë të parë po krijon një sistem të unifikuar të pagave i cili po bëhet transparent.

“Janë tri ligje të administratës publike. Dhe për të kuptuar gjithë atë që pritet të ndodh, reformën në administratën publike duhet të shikohen dhe dy ligjet tjera ai për administratën shtetërore dhe agjencitë e pavarura si dhe ligji për zyrtarët publik. Natyrisht që ligji nuk është më i miri i mundshëm, mirëpo për herë të parë Kosova po krijon një sistem të unifikuar të pagave i cili po bëhet transparent”, ka thënë Pantina.

Duke folur për temën e dialogut ajo tha se qëllimi i PSD-së, ka qenë që Kuvendi të jetë organi kryesor që të emëroj ekipin negociator dhe të miratoj platformën.

“Vërejtjet më të mëdha kanë qenë për rolin minimizues që Kuvendi ka pasur në këtë proces. Dialogu kryesisht është udhëhequr nga Qeveria. Pra Kuvendi të jetë institucioni kryesor që edhe të emëroj ekipin negociator por edhe të miratoj platformën”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori