LAJMI I FUNDIT:

Pantina: Me Ligjin për dialogun askush nuk mund të vendos kokë më vete në bisedime

Pantina: Me Ligjin për dialogun askush nuk mund të vendos kokë më vete në bisedime

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina në një konferencë për media ka vlerësuar se miratimi i Ligjit të pagave dhe atij për Dialogun, janë me rëndësi jetike për Kosovën.

Duke folur për rëndësinë e Ekipit negociator në dialog me Serbinë, Pantina ka thënë se Ligji për Dialogun do të vendosë një rend në procesin e vendimmarrjes.


Ajo ka deklaruar se asnjë bartës institucional, nuk do të shkojë kokë më vetë dhe të marrë ndonjë vendim në emër të Kosovës, raporton Telegrafi.

Krejt çfarë ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit të Kosovës - amendamentet dhe ligjet e miratuara
Lexo po ashtu Krejt çfarë ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit të Kosovës - amendamentet dhe ligjet e miratuara

“Ligji për dialogun synon të vendos rend në procesin e vendimmarrjes së dialogut. Nuk ka mundësi që secili bartës i institucionit të shkojë krye në vete dhe të diskutojë, apo të marë ndonjë vendim ne ëmër të shtetit të Kosovës. Këtë përgjegjësi do ta ketë vetëm ekipi shtetëror”, ka deklaruar Pantina.

Deputetja e PSD-së gjithashtu ka thënë se Ligji i pagave, ka vënë një rend në sektorin publik.

Pantina ka thënë se me miratimin e këtij ligji, nuk do të mund të ketë më rritje të pagave për disa sektorë veç e veç.

“Ligji i pagave me vendosjen e koeficientëve, e pamundëson rritjen e pagave për sektorë të caktuar veç e veç. Një kaos i ngjashëm ekizston në pensione dhe ndihma sociale. Kjo do të marrë fund me hartimin e një kodi për sistemin pensional dhe ndihmat sociale”, ka thënë Pantina.

Rukiqi: Ligji për Pagat krijon dallim të madh mes sektorit publik dhe privat, nuk stimulon rritjen ekonomike
Lexo po ashtu Rukiqi: Ligji për Pagat krijon dallim të madh mes sektorit publik dhe privat, nuk stimulon rritjen ekonomike

E pyetur nga gazetarët nëse PSD-ja do t’i jepte votat për rrëzimin e qeverisë, Pantina ka thënë se kjo parti veç i ka dorëzuar nënshkrimet për një gjë të tillë.

Sipas saj, kurdo që ka mocion për rrëzimin e qeverisë, PSD-ja do ta përkrahte.

“PSD-ja tashmë i ka dhënë nënshkrimet e veta dhe qëndrojmë prapa kësaj. Kurdo që ka mocion për rrëzimin e qeverisë nënshkrimet janë të deponuara dhe ne e mbështesim. Por ne kemi zgjedhur një tjetër mundëss: në vend që të ankohemi, ne po synojmë të ndikojmë sa më shumë që vendimet që i konsiderojmë të dëmshme t’i ndalojmë, dhe politikat në të mirë të qytetarëve t’i shtyjmë sa më shumë përpara”, deklaroi Pantina.

Ajo gjithashtu u shpreh e bindur se Ligji për Qeverinë, do të shkojë në Kuvend për votim më së largu në muajin mars.

Me miratimin e këtij ligji, PSD-ja pretendon ta zvogëlojë numrin e zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori