LAJMI I FUNDIT:

Panovski: Nuk e kam problem ta pranoj edhe dozën e katër të vaksinës

Panovski: Nuk e kam problem ta pranoj edhe dozën e katër të vaksinës

Mikrobiologu Nikolla Panovski tha se nëse situata me të vdekurit dhe shtrimeve në spitale është e qetë atëherë rekomandimi i vetëm do të jetë vaksinimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse situata për vdekjet dhe shtrimet në spital mbetet e qetë, rekomandimi i vetëm do të jetë vaksinimi. Për shembull, nuk e kam problem të marr një dozë të katërt, nëse është e nevojshme. Ndoshta do të ketë ndonjë që do të mbrojë nga të gjitha variantet, sepse tashmë po marrim të reja”, thotë mikrobiologu dhe mjeku Nikolla Panovski për “Klan Debat”.

Sipas tij, fatkeqësisht kemi raste që edhe humbin jetën persona edhe me dy doza vaksinash.

“Disa nuk erdhën për të marrë dozën të tretë. Me siguri janë të sëmurë kronik. Është e turpshme të kërkosh nga Ministria e Shëndetësisë të thotë se me cilën vaksinë janë imunizuar të ndjerit. Kjo krijon panik. Në mesin e tyre e di se cilat vaksina kanë qenë më pak mbrojtëse”, sqaron Panovski.

Ai shtoi se pacientët që kanë marrë dy doza të vaksinës kanë kaluar më lehtë virusin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori