LAJMI I FUNDIT:

Pandemia rrit borxhin global në nivele rekorde, prin SHBA-ja

Pandemia rrit borxhin global në nivele rekorde, prin SHBA-ja

Borxhi global do të arrijë një rekord rreth 230 trilionë euro deri në fund të vitit për shkak të shpenzimeve të mëtejshme nga qeveritë dhe kompanitë në përgjigje të pandemisë së coronavirusit.

Sipas Institutit të Financave Ndërkombëtare (FMN), anëtarët e të cilit janë më shumë se 400 banka dhe institucione financiare në të gjithë botën, borxhi global u rrit me 12.6 trilionë euro deri në shtator, në 272 trilionë dollarë.

Pothuajse dy të tretat e kësaj rritjeje i referohet kryesisht vendeve të zhvilluara në treg, raporton cnbc.


“Ekziston një pasiguri e konsiderueshme për mënyrën se si ekonomia globale mund të zhvlerësojë në të ardhmen pa pasoja të mëdha negative për aktivitetin ekonomik”, tha raporti, duke paralajmëruar një sulm të cunamit të borxhit, transmeton Telegrafi.

Borxhi i përgjithshëm i vendeve të zhvilluara, sipas raportit, u rrit në 432 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e tretë, e cila është një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

FMN shton se borxhi i përgjithshëm i SHBA-së është në rrugën e duhur për të arritur 67.5 trilionë euro këtë vit krahasuar me 56 trilionë që ishte vitin e kaluar.

Sa i përket zonës euro, borxhi u rrit 1.5 trilion në 44.7 trilion euro. Megjithatë, kjo është poshtë nga një rekord prej 57 trilionë dollarësh në tremujorin e dytë të vitit 2014. Pjesa e borxhit në PBB-në e vendeve në zhvillim arriti pothuajse 250 për qind.

Libani, Kina, Malajzia dhe Turqia po përballen me rritjen më të madhe të borxhit në sektorin jo-financiar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori