LAJMI I FUNDIT:

Pandemia “Coronavirus”: Kujdesi dhe masat mbrojtëse

Pandemia “Coronavirus”: Kujdesi dhe masat mbrojtëse

Pandemia e vitit 2020 me gripin sezonal të Covid 19 ose Coronavirus nuk është diçka e jashtëzakonshme për njerëzimin

Ass.dr. Skender R. Baca, mr.sci.
Pulmolog-specialist i sëmundjeve të mushkërive
Tel. 044 199-349


Mikrobiologët dhe epidemiologët gjithmonë e kanë potencuar faktin se përafërsisht çdo 20 vite virusi i gripit sezonal për shkak të ndërrimeve gjenetike bëhet agresiv duke shkaktuar patogjenezë serioze, përhapje në kohë dhe hapësirë me pasojë të lajmërimit të epidemisë dhe pandemisë.

Kështu ka ndodhë në vitin 1919 (gripi spanjoll), pastaj më 1958 dhe 1969 gripi aziatik dhe i Hong-Kongut, pastaj Gripi i shpezëve, dhe të gjitha epidemitë i kanë pas veçoritë patogjenetike (sëmundshmëria dhe vdekshmëria), epidemiologjike (shtrirja, kohëzgjatja, shpejtësia e përhapjes dhe në fund gjithmonë shuarja).

Mbetet që në të ardhmen të analizohen të gjitha këto karakteristika të Corona-epidemisë, por tani duhet që të gjithë të merren me masat parandaluese: të respektohen udhëzimet dhe urdhëresat në fuqi si distanca në mes dy personave, mosdalja nga shtëpia pa nevojë, mirëmbajtja e shtuar e higjienës personale dhe e ambientit ku jetojmë dhe punojmë.

Duhet brengosje e arsyeshme prej nga buron kujdesi tejet i shtuar, por assesi të lejohet kaplimi nga panikut sepse atëherë as qytetarët e as institucionet kompetente nuk do të rezonojnë në mënyrë valide.

Janë 4 kategori në të cilat klasifikohen qytetarët:

1. Të shëndetshëm gjatë tërë kohëzgjatjes së epidemisë (qëndrojnë në shtëpi dhe i respektojnë udhëzimet e mjekëve);

2. Të rrezikuar për infeksion nga kontakti i mundshëm(i supozuar) me virusin (vendosen në Karantinë, obligative në kohë të caktuar) dhe pastaj me kohë riklasifikohen në: të painfektuar, të infektuar, të sëmurë.

3. Të infektuar (testi pozitiv, nuk kanë simptomatologji dhe patologji klinike objektive). Këta persona vendosen në spital për përcjellje (observim) ose këshillohen që të vetizolohen në shtëpi duke i ndërmarrë masat mbrojtëse që virusi të mos përhapet në personat e shëndosh.

4. Të sëmurë nga Gripi (Influenca) që domosdoshmërisht mjekohen në formë të karantinës në spital.

Duhet kuptuar nga të gjithë se, juridikisht karantina është rasti i vetëm kur qytetari privohet nga liria për shkaqe të shëndetit publik dhe të interesit shtetëror.

Karantina ka domethënie edhe morale duke u nisur nga thënia popullore: “Është njerëzore që të mbrosh vetveten nga të tjerët, por është burrëri të mbrosh të tjerët nga vetvetja.

Masat që janë ndërmarrë me kohë dhe plani strategjik i bërë nga Institucionet shëndetësore dhe shtetërore sigurojnë që edhe në të ardhmen situata epidemiologjike me Coronavirus (Grip) të jetë nën kontroll.

Nuk pritet që të ndodh ndonjë përkeqësim i situatës epidemiologjike, mirëpo edhe nëse ndodh ndonjë shpërthim i numrit të rasteve, qytetarët duhet të kenë besim në aftësinë e institucioneve të Kosovës që të përballen me këtë sfidë të madhe natyrore.

Kosova ka 4300 mjek, 7 spitale rajonale, Qendrën Spitalore Universitare, kapacitete solide sanitare në Polici dhe FSK, si dhe mbështetjen e parezervë të OBSH-së.

Ajo çka duhet të ndërmerret në të ardhmen, në mënyrë që epidemi të tilla të na gjejnë më të përgatitur janë:

1. Vaksinimi sa më i madh i qytetarëve me vaksinën kundër gripit sezonal, që në Kosovë aktualisht është ende në numër të pamjaftueshëm që të arrihet imuniteti kolektiv i projektuar.

2. Lufta kundër duhanpirjes me qëllim që të ulet numri i duhanpirësve por edhe sasia e duhanit të konsumuar. Kjo dukuri e cila vetvetiu vret duke shkaktuar karcinomën e mushkërive dhe sëmundje vdekjeprurëse tjera mushkërore, ndikon në uljen e imunitetit të përgjithshëm, posaçërisht atij qelizor, që është përgjegjës për mbrojtjen e organizmit të njeriut nga tumoret, tuberkulozi dhe viruset.

Qytetarët e Kosovës kanë një përparësi jo të vogël në luftën kundër Coronavirusit, sepse ata janë të vaksinuar kundër tuberkulozit (me BCG vaksinë), e cila duke rritur potencialin e imunitetit qelizor në përgjithësi, rritë forcat mbrojtëse ndaj viruseve dhe aftësinë parandaluese ndaj tumoreve të ndryshme.

Fakti më i mire që e vërteton këtë teori është kapitulli i imunoterapisë te tumoret që padrejtësisht një kohë të gjatë është lënë pas dore, por në praktikën urologjike ende ka mbetur opsion dhënia instiluese e disa dozave të BCG vaksinës lokalisht në mëshikëzën urinare. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori