LAJMI I FUNDIT:

Pançeski vetë e shemb ndërtimin e tij në Komunën Qendër në Shkup

Pançeski vetë e shemb ndërtimin e tij në Komunën Qendër në Shkup

Investuesit e objektit në qendër të Shkupit, mes të cilëve edhe Vlladimir Pançevski kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1, vetë kanë filluar të rrënojnë ndërtesën dykatëshe në Qendër, për të cilën Andrej Zhernovski deklaroi se janë ndërtime pa leje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse Pançevski, përmes linjës telefonike tha se Zhernovski ka sjellur vendim joligjor për shembje, ai së bashku me investuesit tjerë gjatë ditës morën vetë iniciativë për rrënim të objekteve.
Para objektit ishte edhe inspektori i Komunës Qendër, ai tha se shembja e sotme e objekteve është e vërtetuar në vendimin e Komunës Qendër.


Pançevski, nga Komuna Qendër ka marrur vendim vetëm për rekonstruim, por jo edhe për ndërtim të objektit, këtë informatë nuk e mohoi as avokati i investuesit Stojan Pançevski./Telegrafi/