LAJMI I FUNDIT:

Panariti: Përfshirja e SHBA-ve në çështjen e targave mund të sjellë një marrëveshje mes palëve

Panariti: Përfshirja e SHBA-ve në çështjen e targave mund të sjellë një marrëveshje mes palëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranoi propozimin e SHBA-ve për të shtyrë me 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Për ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti, këto orë do të shfrytëzohen për të arritur një marrëveshje përfundimtare.


Panariti tha se që në zanafillë takimi në Bruksel ishte i paragjykuar.

Ai kujtoi se presidenti serb Aleksander Vuçiq kishte deklaruar se po shkon në takim vetëm që të mos përflitej Serbia, por jo se kishte pritshmëri që do të arrihej një gjuhë e përbashkët.

Ndërsa tha se Kosovës historikisht i është bërë persion, ndërsa Serbisë nuk i kërkohet llogari, Panariti shtoi se jemi në një situatë lufte dhe kritike për të gjithë rajonin. Po ashtu, ai u shpreh optimist se me përfshirjen e SHBA-ve në dialog, situata mund të shkojë drejt gjetjes së një zgjidhjeje.

“Shpresoj dhe uroj në një ndikim më të madh të SHBA-ve në rajon. SHBA duket më pro Kosovës, sesa BE, që edhe proceset e nisura po i finalizon me vonesë. Angazhimi amerikan është i mirëpritur. Jam i lumtur që kemi një angazhim më të madh amerikan, presioni pozitiv i SHBA-ve mund të krijojë një marrëveshje që shpresoj të jetë e qëndrueshme”, tha ai për Abcnews.

Por, çfarë do të ndodhë nëse 48 orët nuk do të mjaftojnë për arritjen e një marrëveshjeje? Panariti vërejti se mund të kërkohet akoma më shumë kohë.

“Do të kërkohet që të fitohet kohë sërish. As SHBA e as BE nuk do të lejojnë që aty të kemi situata tensioni. Në 24 orë, jam i sigurt që edhe tani po diskutohet për të gjetur një rrugëdalje”, tha ai.

Sipas tij, situata e tensionuar në veri të Kosovës mund të jetë një lojë e Rusisë, e cila siç u shpreh ai, përmes Serbisë po kërkon që të krijojë vatra destabilizimi në rajon. /abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori