LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 24° clearsky_day

Panairi tradicional në Gjilan për nder të Ditës së Çlirimit, kërkohet mbështetje më e madhe nga komuna për ndërmarrëset

Panairi tradicional në Gjilan për nder të Ditës së Çlirimit, kërkohet mbështetje më e madhe nga komuna për ndërmarrëset

Që nga nga e hëna ka filluar panairi tradicional për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit. Ky panair është organizuar nga Drejtoria për Zhvillim e Komunës së Gjilanit dhe organizata “Gruaja Hyjnore”. 

Ky panair synon të promovojë kulturën dhe traditat si dhe të nderojë sakrificën dhe guximin e atyre që kontribuuan në çlirimin e qytetit të Gjilanit.

Në sheshet e qytetit të Gjilanit, qytetarët do të kenë mundësi të shohin nga afër produktet vendore të punuara nga gratë ndërmarrëse të Komunës së Gjilanit.

Një nga gratë të cilat kanë dalë të kontribuojnë në këtë panair, është edhe Sanije Selimi e cila për Telegrafin tha se këtë e bëjnë për nder të heronjve tanë.

“Unë jam bashkëvendase e heroit tonë Agim Ramadani dhe si unë po ashtu edhe koleget tjera këtë e bëjmë për nder të heronjve tanë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë”, ka thënë Selimi.

Mirëpo, Selimi thekson se përveç mbështetjes së fortë të drejtueses së organizatës “Gruaja Hyjnore” Arjeta Maka, nuk kanë gjetur përkrahje nga dikush tjetër, veçmas atë të komunës.

“Tash e tre vite jemi nën organizimin e OJQ-së ‘Gruaja Hyjnore’ dhe kemi mbështetje të fortë nga drejtuesja e kësaj organizate”, ka theksuar ajo.

Pavarësisht, që ka kërkuar mjete nga komuna për ta përforcuar punën që ajo e bën ndër vite, Selimi thotë se nuk ka gjetur mbështetje.

“Unë personalisht nuk kam pasur asnjë mbështetje financiare e as materiale nga ana e Komunës së Gjilanit. Kam pasur nevojë për makinë, për qepjen e veshjeve tradicionale, por nuk më është dhuruar”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, Selimi potencon se ajo ka kërkuar t’i sigurohet një vend në Tregun e Gjelbër, por që kërkesa e saj ka hasur në vesh të shurdhër.

“Kam kërkuar një vend në Tregun e Gjelbër në Gjilan, por as për këtë nuk kam gjetur zgjidhje”, potencon ajo.

Selimi, përveç që nuk ka gjetur zgjidhje nga kërkesat e saj, ajo thotë se në disa raste nuk ka marrë as përgjigje.

“Nga panairi i kaluar kam pasur shumë dëme materiale, për shkak se nuk është shitur asnjë nga veshjet tradicionale dhe kam bërë kërkesë në komunë për të më ndihmuar, por nuk jam marrë parasysh dhe nuk kam marrë as përgjigje”, përfundon ajo.

Ndërsa, Alban Kastrati tha për Telegrafin tha se përveç që kontributi i tij shtrihet në Gjilan, ai theksoi se ka marrë pjesë edhe në qytetin e Kamenicës.

“Marrë pjesë në panair qysh nga viti 2018, për çdo vjet, jo vetëm në Gjilan, por edhe në qytetin e Kamenicës”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera, Kastrati tha se disa panaire janë me pagesë e disa jo, mirëpo në këtë panair që po mbahet këtë vit ai nuk ka kërkuar mbështetje nga Komuna e Gjilanit.

“Unë personalisht nuk kam kërkuar mbështetje financiare nga komuna në këtë panair. Nga kur marrë pjesë në këso lloje panairesh në të dy qytetet, asnjëherë nuk më ka ndodhur të kem dëme materiale, prandaj edhe nuk kam kërkuar kompensim”, ka shtuar ai për Telegrafin.

Ky panair ka filluar nga data 10 dhe do të zgjasë deri më datën 15 qershor. Për nder të Ditës së Çlirimit do të ketë edhe aktivitete të tjera të shumta.

Ndryshe, nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik kanë thënë për Telegrafin se në këtë panair tradicional e vetmja kërkesë ka qenë t’u sigurohet tezga dhe hapësira e nevojshme për t’u vendosur, derisa drejtori i kësaj drejtorie Enver Shabani, theksoi se në panairet në Prishtinë, bizneset janë subvensionuar.

“Këtë herë na është kërkuar që t’u sigurohemi tezgat dhe hapësira për shfrytëzim, ndërsa panairet që janë mbajtur në Prishtinë, bizneset edhe janë subvensionuar me vendim të kryetarit”, ka thënë Shabani. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Përfaqësueset
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Botë

"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut

Përfaqësueset
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Drejtësi
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Rakitic shpërndan një postim që trazon ujërat te kroatët, pas barazimit me Shqipërinë

Rakitic shpërndan një postim që trazon ujërat te kroatët, pas barazimit me Shqipërinë

Përfaqësueset
Kalo në kategori