LAJMI I FUNDIT:

Panairi i edukimit “Wise Edu Day” 

Panairi i edukimit “Wise Edu Day” 

Panairet paraqesin disa nga mundësitë më të mira për tu njohur me mundësi të reja dhe për të marrë informata të rëndësishme mbi gjëra që ju interesojnë. Kohëve të fundit, me rritjen e interesimit për studime jashtë vendit nga studentët kosovarë, është parë nevoja për një panair të posaçëm mbi studimet jashtë vendit.

Pikërisht për këtë arsye, Wiseword Kosova do të organizoj panairin më të ri në vend. Panairi “WISE EDU DAY” është panair një ditor ku të rinjtë kosovarë të të gjitha moshave mund të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga informatat dhe rrjetizimi i realizuar në panair.

Në këtë panair, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të informohen rreth mundësive për studime kudo në botë, kurset para përgatitore dhe shumëçka tjetër. Përveç informatave të detajuara mbi studimet në cilindo vend të botës, pjesëmarrësit do të shpërblehen edhe me zbritje në të gjitha shërbimet e Wiseword Kosova.

Panairi do të mbahet më datën 12.03.2022 (e shtunë), nga ora 10:00 deri në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Regjistrohuni për pjesëmarrje!

Be wise – choose Wise!

Artikull i sponzorizuar